• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merkel kërkon mbështetje: Kjo është detyra që na intereson të gjithëve…
Home
Nderkombetare

Merkel kërkon mbështetje: Kjo është detyra që na intereson të gjithëve…

4 July, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja Merkel kërkoi në Bundestag mbështetje për kursin e partive unioniste në politikën ndaj refugjatëve. Ligji dhe rendi duhet të zbatohen.

Kancelarja gjermane dhe kryetare e CDU-së, Angela Merkel mbrojti në Bundestag pajtimin e CDU-së me CSU-në në çështjen e azilit.

Këtu bën pjesë edhe një kthim më i mirë pas i refugjatëve. “Duhet të kemi më tepër rregull në të gjitha llojet e migrimit, në mënyrë që njerëzit të kenë përshtypjen se po zbatohen ligji dhe rendi”, tha ajo para Bundestagut.

Shkaku i mirëfilltë i debatit në Bundestag ishte debati për buxhetin federal, i cili paraqitet nga kancelarja.

Por një pjesë e madhe e debatit u bë për mosmarrëveshjen për azilin, dhe konkrerisht për migrimin sekondar, për migrantët jo nga BE që shkojnë nga një vend në tjetrin për arsye ekonomike ose për të përmirësuar shanset që t’u njihet azili.

Kancelarja tha se çështja e migrimit do të jetë bashkëvendosëse për ekzistencën e Bashkimit Evropian.

Nevojiten përgjigje me bazë juridike, realiste, solidare, të cilat nuk i mbingarkojnë njerëzit. Në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian javën e kaluar u ra dakord që trajtimi i migrantëve nuk është një çështje që prek vende të veçanta, por “është një detyrë që na intereson të gjithëve”

Kjo çështje ishte shkaku kryesor i përplasjeve midis saj dhe ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, konservatorit nga Bavaria, që kërkon një politikë shumë më të rreptë ndaj refugjatëve.

Merkeli përmendi që një marrëveshje përkatëse me Greqinë do t’i lejojë Gjermanisë që të kthejë pas në këtë vend refugjatë, të regjistruar më parë atje, por që kanë ardhur në Gjermani.

Dhe shtoi se ajo dhe Seehoferi do të zhvillojnë bisedime me shtete të tjera të Bashkimit Evropian, për të arritur marrëveshje të ngjashme.

Merkeli kërkon një ligj imigrimi për fuqi të kualifikuar punëtore

Përveç kthimeve dhe masave të tjera për pengimin e migrimit duhet të ketë mundësi legale për vende studimi dhe pune, kërkoi kancelarja. Për këtë nevojitet një “ligj migrimi për fuqi punëtore të specializuar”. “Ndryshe nuk do t’i luftoni dot trafikantët dhe kontrabandistët e njerëzve”.

Në konfliktin tregtar me Bashkimin Evropian ajo i bëri thirrje SHBA që të tregojnë gatishmëri për kompromis.

Funksionimi i mirë i ekonomisë botërore varet nga një bashkëpunim në partneritet, tha Merkeli.

Njëkohësisht ajo kritikoi vështrimin e njëanshëm nga Presidenti i SHBA, Donald Trump i bilancit tregtar me BE.

Një tepricë e madhe në tregti e Evropës rezulton vetëm kur bëhet fjalë për shkëmbimin e qarkullimit të mallrave, tha ajo.(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid bën reagim zyrtar për transferimin e Kylian Mbappe
Previous article Arsen Wenger tregon sulmuesin që do të "sundojë" në futbollin botëror

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT