• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merkel bie dakord: Po, Irani është shqetësues për sigurinë e Izraelit
Home
Nderkombetare

Merkel bie dakord: Po, Irani është shqetësues për sigurinë e Izraelit

5 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se u pajtua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se aktivitetet e Iranit në Lindjen e Mesme paraqesin shqetësim për sigurinë e Izraelit.

“Pajtohemi se ndikimi rajonal i Iranit është shqetësues, sidomos për sigurinë e Izraelit”, tha Merkel në një konferencë për media me Netanyahun, në Berlin.

Netanyahu, pas Gjermanisë, do të vizitojë edhe Francën dhe Britaninë, në përpjekje për të gjetur mbështetje për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore dhe për detyrimin e forcave iraniane që të largohen nga Siria fqinje.

Po ashtu të hënën, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nisi një takim katërditësh në Vjenë, në kohën e pasigurive për fatin e marrëveshjes bërthamore, pas tërheqjes së SHBA-së.

Me marrëveshjen e vitit 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike është pajtuar të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja muajin e kaluar, duke thënë se Irani e ka shkelur “frymën” e saj.

Pesë nënshkrueset e tjera të marrëveshjes: Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë thënë se mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Rama publikon historinë e mjekes që la Italinë për QSUT, historia e Biankës...
Previous article Faqja e meme-ve në INSTAGRAM tallet me Oriola Marashin, por habitet kur merr këtë mesazh nga modelja seksi (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT