• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VARIANTI DELTA RIKTHEN FRIKËN/ Shtetet jugore amerikane regjistrojnë shifra rekorde të shtrimeve në spital
Home
Nderkombetare

VARIANTI DELTA RIKTHEN FRIKËN/ Shtetet jugore amerikane regjistrojnë shifra rekorde të shtrimeve në spital

3 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtrimet në spital për shkak të COVID-19 po shënojnë rritje në pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara. Disa shtete po regjistrojnë shifra rekorde të pacientëve, ndërsa vendi po përballet me një valë të re të infeksioneve me variantin Delta të koronavirusit.

Senatori amerikan Lindsey Graham filloi karantinën 10 ditore pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.

Republikani nga Karolina e Jugut është senatori i parë që zbulon se u infektua pas vaksinimit.

66 vjeçari Graham, tha në një deklaratë se të shtunën vërejti simptoma të një gripi, ndërsa të hënën u vizitua tek mjeku.

Senatori ishte vaksinuar në dhjetor. Infektimi i tij vjen pas udhëzimeve të reja nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sipas të cilave edhe ata që janë vaksinuar plotësisht duhet të mbajnë maska në mjedise të mbyllura në zonat më të prekura.

Ndërkohë autoritetet në Luiziana, Florida dhe Arkansa po raportojnë rritje të shtrimeve në spital që kur varianti Delta u bë dominues në Shtetet e Bashkuara.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, tha se rastet me koronavirus po shënojnë rritje, sidomos në zonat me shkallë të ulët vaksinimi.

Ai shtoi se numri i përgjithshëm i njerëzve që po vaksinohen është në rritje.

“Vetëm në shtatë ditët e fundit, 3 milionë amerikanë morën dozën e parë. Kjo është shifra më e lartë shtatë ditore që nga 4 korriku. Tani 70 për qind e të rriturve janë vaksinuar me një dozë, duke përfshirë 90 për qind të të moshuarve. Këto janë zhvillime shumë pozitive në luftën tonë kundër virusit. Është me rëndësi të vihet në dukje se në vendet me më shumë raste, është dyfishuar shkalla e vaksinimeve”, tha zoti Zients.

Rritja e rasteve të reja me koronavirus bëri që autoritetet në vendet më të goditura të rivendosin masën për mbajtjen e maskave dhe e bënë të detyrueshme paraqitjen e dëshmisë së vaksinës në vendin e punës.

Kryebashkiaku i Denverit në shtetin e Kolorados, Michael Hancock, njoftoi të hënën se qyteti do t’i detyrojë të gjithë punonjësit e bashkisë, përfshirë ata të sektorit privat, që të vaksinohet kundër virusit deri në fund të shtatorit.

Shtetet e Nju Xhersit, Nju Jorkut dhe Kalifornisë gjithashtu po e bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit civilë.

Javën që shkoi Presidenti Joe Biden njoftoi se miliona punonjës federalë dhe ata që punojnë me kontraktatë për qeverinë, duhet të tregojnë provën e vaksinës, ose të kryejnë vazhdimisht teste për COVID-19, para se të futen në mjediset e punës./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BALLKANI I HAPUR/ Kryeministri i Malit të Zi: Konfirmim i forcimit të lidhjeve tona. Pa njëri-tjetrin nuk mundemi
Previous article MERKATO E BUJSHME/ Arsenal tenton super goditjen, ja oferta që ka bërë për yllin e rivalëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT