• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merimangat mund ta zhdukin racën njerëzore brenda një viti
Home
Mister

Merimangat mund ta zhdukin racën njerëzore brenda një viti

8 December, 2017 Redaktor2 Mister

Nëse nuk jeni frikësuar kurrë nga merimangat dhe gjithmonë keni qenë të guximshëm, atëherë tani do të frikësoheni.
Një hulumtim i ri ka zbuluar se merimangat në fakt do të mund ta zhduknin racën njerëzore brenda vetëm një viti – nëse do të donin.

Studimi gjeti se, teorikisht, nëse të gjitha merimangat në botë do të bëheshin bashkë, ato në fakt do të hanin çdo qenie njerëzore në Tokë për vetëm një vit, transmeton Gazeta Express.

Siç u raportua nga The Washington Post, ekspertët Martin Nyffeler nga Universiteti i Bazelit në Zvicër dhe Klaus Birkhofer nga Universiteti Lund në Suedi, publikuan gjetjet e tyre në gazetën Science of Nature më herët këtë vit.

Ata gjetën se merimangat e botës hanë në total diku mes 400 milionë dhe 800 milionë ton pre çdo vit.

Kjo nënkupton se ato hanë po aq mish sa kanë edhe gjithë 7 miliardë njerëzit në Tokë së bashku. Në fakt, ne konsumojmë vetëm 400 milionë ton mish dhe peshk çdo vit, që do të thotë se shpesh merimangat na e kalojnë neve në këtë aspekt.

Megjithatë, gjetja vërtetë e frikshme është se nga biomasa e përgjithshme e të gjithë njerëzve të rritur vlerësohet të jetë rreth 316 milionë ton, që do të ishte një “darkë e lehtë” për merimangat që të na hanin neve, pasi që të gjitha ato së bashku hanë më shumë çdo vit.

Shkencëtarët nuk po thonë se merimangat papritmas do t’i sulmojnë dhe hanë njerëzit pasi kjo nuk është në natyrën e tyre biologjike, por nëse do ta bënin, ato me të vërtetë do të mund t’i hanin të gjithë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lëvoret e portokallit ju ndihmojnë të dobësoheni
Previous article Çfarë të bëni kur nuk mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT