• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Mercedes: Ja kush është sekreti i suksesit në Formula 1
Home
Sport
Ekipore

Mercedes: Ja kush është sekreti i suksesit në Formula 1

22 January, 2018 Q.Autor Ekipore, Sport

Mercedes i ka dhënë “lamtumirë” idesë për t’i vendosur të dy pilotët të barabartë në garën për titullin kampion dhe, sipas shefit të makinës gjermane Toto Wolff, kjo është gjëja më e mirë për të fituar titullin. “Në të shkuarën, gjithnjë kam menduar se të kesh dy shokë skuadre të fortë dhe që duelojnë për titull është një gjë e mirë për skuadrën, por isha gabuar.

Ky është një leksion që e kam mësuar me kalimin e viteve”, u shpreh Toto Wolff. Ai u shpreh se afrimi i Valtteri Bottas në ekip pranë Lewis Hamilton ishte një gjë e mirë edhe për skuadrën, pasi ndryshoi tërësisht ambientin në skuadër krahasuar kur ishte Nico Rosberg.

Wolff pranon se për të ka qenë shumë e vështirë të menaxhonte skuadrën kur kishte dy pilotë kampionë, të shpejtë dhe që synonin titullin, si Hamilton dhe Rosberg, çka u kuptua edhe në pistë, me dy pilotë që mund të rrezikonin përplasjen dhe të dëmtonin skuadrën.

“Mentaliteti dhe raporti mes dy pilotëve aktualë e ndryshoi tërësisht atmosferën brenda skuadrës, duke qenë më të hapur e komunikues me njëri-tjetrin. Kjo na ndihmoi shumë sezonin e fundit, për të rikuperuar edhe kur ishin në disavantazh ndaj Ferrarit, pasi të dy pilotët bashkëpunuan shumë mes tyre, ndryshe nga më parë”, u shpreh Toto Wolff.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Azerbajxhanit
Previous article Parker optimist: E parandiej një fitore me “KO” ndaj Joshua

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT