• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Melania Trump E PRANON: Jam personi më i ngacmuar në botë
Home
Nderkombetare

Melania Trump E PRANON: Jam personi më i ngacmuar në botë

11 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka thënë se ka nisur fushatën kundër ngacmimeve në formë elektronike, pasi ajo është “personi më i ngacmuar në botë”.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një intervistë dhënë për ABC News, një pjesë e së cilës është bërë publike të enjten. Intervista është realizuar javën e kaluar gjatë kohës kur ajo ka qenë në udhëtimin e saj në kombet afrikane.

“Unë mund të them se jam personi më i ngacmuar në botë”, ka thënë Zonja e Parë.

Kur gazetari e ka pyetur nëse vërtet ashtu mendon, ajo ka thënë se është “një nga personat, nëse e shihni se çfarë njerëzit flasin për mua”.

Melania Trump ka nisur javën e kaluar udhëtimin e saj të parë si Zonjë e Parë jashtë Shteteve të Bashkuara, duke udhëtuar në Ganë, Malaui, Kenia dhe Egjipt.

Në intervistën, e cila transmetohet e plotë të premten, ajo ka thënë se gratë që bëjnë akuza për abuzime seksuale, “duhet të prezantojnë prova të forta”.

Megjithatë, ajo nuk ka treguar se çfarë ka nënkuptuar më këtë term.

“Unë qëndroj mbrapa këtyre grave, mirëpo duhet t’i prezantojmë faktet”, është shprehur ajo. “Ju nuk mund të thoni vetëm ‘Unë jam abuzuar seksualisht’ apo ‘Ju jeni sulmuesi’. Ndonjëherë mediat shkojnë shumë larg në atë se si portretizojnë disa tregime që nuk janë të vërteta. Nuk është e drejtë”, ka shtuar ajo.

Më herët gjatë udhëtimit të saj, ajo pati mbrojtur Gjykatësin e Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh. Nominimi i tij ka qenë afër dështimit për shkak të akuzave të disa grave për abuzime seksuale kur ka qenë i ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKRINJIAR OPTIMIST: “DJALLI” nuk e ndal vrullin e INTERIT, sfidojmë edhe...
Previous article Një kast të mrekullueshëm aktorësh/ Shihni filmin shqiptar me premierë botërorë në Varshavë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT