• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MEJHANE BURRASH TË DEHUR”/ Edi Rama flet për deputetët e PD: E kanë kthyer Parlamentin në kopsht zoologjik
Home
Politikë

“MEJHANE BURRASH TË DEHUR”/ Edi Rama flet për deputetët e PD: E kanë kthyer Parlamentin në kopsht zoologjik

16 February, 2023 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur deputetët e opozitës “burra të dehur” që nuk kanë edukatë dhe e kanë kthyer Parlamentin në një “mejhane”. Rama tha se nuk i është shmangur në asnjë moment përballjes me ta, por do shkojë në Kuvend kur ta gjykojë të arsyeshme.

Drejtuesi i emisionit “Opinion” i tregoi kryeministrit pamjet e disa viteve më parë kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe protestonte në Kuvend me bilbila, siç bëjnë demokratët sot.

“Kur fola për ça fola, nuk kisha parasysh fryrjen e bilbilave, se në një moment të caktuar mund t’i frysh dhe bilbilave. Por një vijë të gjatë sjellje që është në nivelin më të ulët të edukatës së çdo familje në Shqipëri që nuk ka mundësi të edukohet. Unë do shkoj në Parlament kur ta shoh unë të arsyeshme”, tha Rama.

Nëse gjatë gjithë vitit nuk e shikoni të arsyeshme, nuk do shkoni?

– Unë nuk flas me nëse, por me faktin e thjeshtë që me vjen realisht turp që nuk kam mundur të ndikojë në ndryshimin kësaj situate. Jam bërë dhe unë pjesë disa herë, se është ajo shprehja “kush fle me qenin gdhihet me pleshta”.

Ju përjashtoni 14 deputetë të opozitës në një javë?

– Unë nuk përjashtoj deputetet, se s’jam anëtar i komisionit përkatës. Po unë besoj se nuk ka shqiptar normal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre deputetëve që e kthejnë Parlamentin në mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja ato të cilat çdo familje shqiptare i vjen turp.

Ushtrojnë dhe forcë. Parlamenti është vendi ku ka të drejtë fjalë gjithsecili dhe askush s’ka të drejtë të pengojë tjetrin të flasë.

Nëse ju refuzoni të shkoni në Kuvend, çfarë duhet të bëjë opozita?

– Unë jam njeriu që jam angazhuar në debat, duke padashje, u përfshirë në situata për të cilat nuk jam fare krenar. Unë nuk kam refuzuar të shkoj në ndonjë mocion me debat. Do shkoj sepse e shikoj të arsyeshme të shkoj, por mua nuk më detyron askush me forcë. Nuk jam ai që kam qenë vite më parë, kam të gjithë eksperiencën të kuptoj që në një situatë zoologjike të mos shkoj.

Një situatë zoologjike, që siç e patë herën e kaluar, aty janë dy grupe që nuk lënë njëra-tjetrën të flasë. Pastaj kush e ha është grupi i tretë, shumica.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'PSE NUK LEJONI KOMISIONIN HETIMOR PER MCGONIGAL?' Rama: Nuk ka shans!
Previous article VIDEO VIRALE/ Tërmeti, MACJA shpëton nënën me dy fëmijë në rrënoja

F.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT