• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Mehmet Kraja: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën s’duhet të ndodhë
Home
Libri

Mehmet Kraja: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën s’duhet të ndodhë

29 March, 2019 F.autor Kulturë, Libri

Mehmet Kraja, shkrimtari dhe analisti i njohur nga Kosova deklaroi sot gjatë prezantimit të librit “Identiteti kosovar” botuar nga UET PRESS, se nuk do të ketë asnjëherë bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe idea për unifikim të kufijve është thjesht diçka që do të mbetet në tavolinë, por nuk i shërben interesit të shqiptarëve.

Tepër i prerë në qëndrimin e tij përsa i përket Shqipërisë së madhe, Kraja tha se dy vendet Shqipëria dhe Kosova do të përparojnë vetëm duke ecur të veçuara drejt aspiratave europiane. Rektorja e Universiterit Europian të Tiranës Nevila Nika e quajti librin e Krajës një ftesë për reflektim, dhe një vështrim të thellë i ndërthurur me historinë. Libri shoqërohet me parathënie nga deputetja Mirela Kumbaro. “Provokues deri në çdo faqe është “Identiteti kosovar” i Mehmet Krajës.

Në tri pjesët, të organizuara në qasje historike, kulturore dhe politike, i ashtuquajturi “identitet kosovar” thirret herë në bankën e të akuzuarit, herë në stolin e dëshmitarit, shpeshherë në atë të viktimës, por edhe në fronin e martirit. Vetë autori vendoset me radhë në të gjitha këto pozicione, si një përfaqësues i një vendi, aty dhe pak më tutje, i një populli, i një klase socio-kulturore, i një njeriu të letrave, i një trashëgimtari të historisë, duke e çuar kështu gërmimin deri në thellësi të përkatësisë së tij, por edhe duke ia përballur atij lexuesi që nuk e ka pjesë të identitetit të vet “gjakun” prej Kosove”, tha Kumbaro. Për Alda Bardhylin drejtoren e UET PRESS, që në titull autori bën një ftesë për debat, duke folur për dy identitete ndër shqiptarë, ai kosovar dhe shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'JAM KAQ E LUMTUR"/ Elvana e emocionuar pas suksesit të "2 gisht mjaltë" (FOTO)
Previous article RIKTHEHET IKONA E BOKSIT/ Ja oferta e çmendur e Klitschkos për t’u ngjitur sërish në ring

F.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT