• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Meghan Markle e kaloi testin: Shkëlqeu në drekën mbretërore dhe fustani u bë hit
Home
Showbiz

Meghan Markle e kaloi testin: Shkëlqeu në drekën mbretërore dhe fustani u bë hit

21 December, 2017 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Fustani i Meghan Markle-it në drekën mbretërore përpara Krishtlindjeve u kthye menjëherë në sensacion.
Bashkëshortja e ardhshme e princit Harry nuk la vend për kritika, si me sjelljen, ashtu edhe me veshjen që zgjodhi për drekën e përvitshme në pallatin Buckingham.

Edhe pse nga fotot duket vetëm pjesa e bustit, siç pritej, njerëzit përdorën çdo burim të Google për të gjetur se ç’fustan ishte. Brenda natës, fustani i markës Self- Portrait që kushton rreth 375 dollarë, u shit plotësisht. Nëse ndokush do ta ketë patjetër, i duhet të shënojë emrin në listën e pritjes.

Siç tregojnë burime për “Dailymail”, Meghan Markle u tregua shumë e qeshur dhe e komunikueshme me të pranishmit në drekë, duke sjellë shumë energji në atë që mund të kishte qenë një vakt i mërzitshëm protokollar.

Ky ishte eventi i parë ku u ftua Meghan, që pas fejesës më 27 nëntor. Ajo mbante unazën me 3 gurë të çmuar që i dhuroi Harry.

Ndryshe nga Kate pasi sapo ishte fejuar me William-in, Meghan është gjithashtu e ftuar të festojë Krishtlindjet me familjen mbretërore, në shtëpinë e mbretëreshës në Sandringham, më 25 dhjetor.

Markle po diskutohet shumë se po thyen tabutë e pallatit të Kensington-it, duke qenë e divorcuar më parë si edhe një personazh publik i sferës së artit; ajo është e njohur për rolin në serialin “Suits”. Nga ana tjetër, ajo shikohet si një urë lidhëse mes familjes mbretërore dhe luftës kundër racizmit, duke qenë vetë vajza e një gruaje me ngjyrë por mbi të gjitha, si përfaqësuese e kauzës për të drejta të barabarta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Khloe Kardashian publikon një nga momentet më të ëmbla të shtatzanisë, është aq e...
Previous article Grezda 'shkëlqen' në kampionatin Kroat, vjen oferta tunduese nga Turqia

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"EDHE MUNGESA E NJË..."/ Mesazhi i DJ PM ndez dyshimet për raportin me Sarah Berishën? Gossip

"EDHE MUNGESA E NJË..."/ Mesazhi i DJ PM ndez dyshimet për raportin me Sarah Berishën?

"DO TË JEM ÇDO TË PREMTE"/ Luiz Ejlli rikthehet në ekran, zbulon projektin që do drejtojë Gossip

"DO TË JEM ÇDO TË PREMTE"/ Luiz Ejlli rikthehet në ekran, zbulon projektin që do drejtojë

SHUMË NDRYSHE NGA FERMA VIP/ Arbana Osmani paralajmëron projektin e ri Gossip

SHUMË NDRYSHE NGA FERMA VIP/ Arbana Osmani paralajmëron projektin e ri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT