• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI “VOl-VO 4”/ Si u kap në AUTOSTRADË noteri që kryente SHITBLERJE fiktive, përftoi FAMILJA Ndoka
Home
Breaking News

MEGAOPERACIONI “VOl-VO 4”/ Si u kap në AUTOSTRADË noteri që kryente SHITBLERJE fiktive, përftoi FAMILJA Ndoka

16 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një person i akuzuar për implikim në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur nga operacioni “Vol-Vo 4” në tetor të 2018-ës, arrestohet noteri. Në prangat e Policisë ka rënë noteri Emanuel Gjura, banues në Lezhë.

Për 32-vjeçarin që ishte në kërkim, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve” si dhe për “Shpërdorim toke”.

Gjura u prangos mëngjesin e së premtes teksa po lëvizte me automjetin e tij në autostradën Lezhë-Laç, ndërsa mësohet se në momentin e ndalimit nuk i ka bërë rezistencë Policisë. Megaoperacioni “Vol-Vo 4”, i shtrirë në 12 qytete të vendit, çoi në pranga në muajin tetor 34 persona, midis të cilëve edhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Gjithashtu, në pranga ra edhe kreu i grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj, për akuzën e trafikut të drogës dhe të krijimit të grupit kriminal. Nga përgjimet doli se me këtë grup bashkëpunonin vëllezërit Ndoka nga Lezha me fisin Bajri në Shkodër si dhe familjen Sulejmani në Fier, si dhe me një grup tjetër në Delvinë.

Në këtë bashkim të madh të familjeve, grupet kishin të ndarë rolet e tyre në trafikimin e drogës, e cila kryhej në dy linja, nga Greqia dhe Italia, në drejtim të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Pikërisht nga përgjimet për trafikun e drogës u zbuluan dhe dy çështje të tjera korrupsioni, që çuan në pranga dy ish-deputetë të PS-së.

Arben Ndoka rezultoi se kishte përfituar tokë në zonën bregdetare të Shëngjinit përmes dokumenteve të falsifikuara bashkë me vëllain e tij. Gjithashtu u zbulua se ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, kishte marrë para dhe një makinë për transferimin e një të burgosuri, i cili kishte lidhje me grupin “Avdylaj” nga Shijaku. Pikërisht për përfitimin e tokës nga familja Ndoka, akuzohet dhe noteri Emanuel Gjura, i cili ka kryer tjetërsimin përmes shitblerjeve fiktive në zyrën e tij noteriale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBUZË TRIUMFIN KROAT/ Xavi: Ja kush duhet ta fitojë çdo vit "TOPIN E ARTË"...
Previous article "PASHË MË SHUMË SEÇ DUHEJ"/ Albana OSMANI paska parë Lorik CANËN të zhveshur dhe nga SIKLETI i ka bërë... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje Aktualitet

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese Aktualitet

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT