• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI/ Nga Holanda në Gjermani e Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, bllokohen 130 kg kokainë  (FOTO+VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

MEGAOPERACIONI/ Nga Holanda në Gjermani e Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, bllokohen 130 kg kokainë (FOTO+VIDEO)

22 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Kronikë

Tre grupe kriminale shqiptare kishin mundur të aktivizonin “një rrugë europiane droge” që kalonte nga Holanda në Gjermani e Itali.

Gjatë një viti me anë të në pike shitje automjetesh e një flote makinash superluksoze të modifikuara në mënyrë të sofistikuar kishin mundur të trafikonin rreth 130 kg kokainë.

Gjatë hetimeve është zbardhur dhe pengmarrja e një anëtari të bandës, i cili kishte “tradhëtuar” aktivitetin e tyre.

Operacioni, 56 te arrestuar – 90 trupa të antidrogës italiane ekzekutuan mëngjesin e sotëm (22 nentor) operacionin e koduar “B.O.C.A akronimi fjalëve Breshia Operacion Kriminaliteti Shqiptar.

Operacioni u krye nga reparti investigativ anti kriminit të organizuar të Breshës në bashkëpunim me komandën qendrore në Romë. Në pranga janë vënë 56 persona, anëtarë të 3 organizatave kriminale shqiptare që vepronin në Europë me aktivitet trafikun e kokainës.

Operacioni B.O.C.A u realizua në bashkëpunim me forcat policore të Shqipërisë, Greqisë, Belgjikës e Gjermanisë.

Hetimet zbardhën se përmes degëzimeve të tyre në Europë, këto 3 grupe trafikantësh shqiptarë kishin ngritur një “rrugë europiane të trafikut të kokainës” që kalonte nga Holanda në Gjermani e në Itali.

Këto grupe kriminale kishin në zotërim një pikë shitje makinash e një flotë të vërtetë automjetesh të përdorura për trafikimin e kokainës.

Të gjitha automjetet të cilat janë sekuestruar nga policia italiane ishin mjaft luksoze e të shtrenjta si dhe të modifikuar nga një inxhinieri e sofistikuar me funde të dyfishta për fshehjen e drogës.

Hetuesit italianë zbardhën se si ndezja e ajrit të kondicionuar në makinë, futja e retromarshit, butoni anti-diell etj, çonte në funksonimin e mekanizmave të hapje-mbylljes së fundeve të dyfishta të përdorura për fshehjen e drogës.

Hetimet çuan në arrestimin në flagrancë të 24 trafikantëve, ndërsa për 32 persona të tjerë u ekzekutua gjatë ditës së sotme urdhërarresti.

Sekuestrohen 130 kg kokaine-  U sekuestruan 130 kg kokainë, disa armë zjarri, pasuri të patundshme e të mira materiale në vlerë mbi 1 milionë euro si dhe një pikë shitje automjetesh me mjaft makina.

Sekeustrimet e drogës janë kryer në krahinat e Breshës, Modenas, Bergamo, Monza, Macerata, Pavia, Lucca e Hollanda.

Sipas hetuesve italianë rrezikshmëria e këtyre grupeve kriminale ishte mjaft e lartë. Ata mundën të zbardhin pengmarrjen që kishin kryer ndaj një anëtari të grupit që kishte tradhëtuar duke i grabitur e përvetësuar një sasi droge në tentativën për ta shitur në mënyrë autonome.

Policia italiane e ndihmuar nga policia hollandeze e Utrechtit dhe ajo gjermane e Frankfurtit mundi të identifikoj vendodhjen e personit që mbahej peng duke arrestuar përgjegjësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMI TEK "TOPÇINJTË"/ Emery: Wenger? Më është dashur të hap dritaret e Arsenal
Previous article ME VAJ ULLIRI DHE KRIPË DETI/ Ja si të shpëtoni nga dhimbja e kyçeve

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT