• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediat serbe tregojnë se si u vra Oliver Ivanoviqi
Home
Rajon

Mediat serbe tregojnë se si u vra Oliver Ivanoviqi

25 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Në liderin e vrarë të Nismës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është shtënë nga arma automatike “Heckler & Koch” e jo, siç ishte njoftuar më parë, nga një pistoletë Zastava M70A e kalibrit 9mm.
Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, e cila thirret në burime nga hetuesia në Kosovë, atentatorët në ditën e vrasjes, më 16 janar më një veturë “Opel Astra “, e kanë përcjell Ivanoviqin, nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë.

Siç specifikohet, të dhënat deri të cilat kanë ardhur organet e hetuesisë në Mitrovicë tregojnë se vrasësi dhe një ose më shumë nga bashkëpunëtorë të tij në mëngjesin fatal, me veturë e kanë përcjellë Ivanoviqin nga banesa e tij në rrugë “Lola Ribar”, kanë kaluar pranë monumentit të princit Lazar, duke e tejkaluar pastaj për ta pritur në veturë para selisë së partisë në Rrugën “Sutjeska”, përcjell Telegrafi.

Kur Ivanoviq iu afrua portës së oborrit, në të cilën janë zyrat e parisë, vrasësi nga ulësja e pasme e veturës ka hapur zjarr mbi të, shkruan “Novosti”. Sipas rezultateve të autopsisë, Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të gjoksit.

 

Ai kishte marrë plagë vdekjeprurës në organet vitale dhe ai kishte vdekur para se të arrinte ambulanca e ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes.
Vrasësit ishin, sipas gazetës me të njëjtën vetura kishin ikur në drejtim të shkollës së Mjekësisë, ku në rrugën “Vojvoda Putnik” kanë djegur veturën “Astra”.
Edhe pse automjeti i djegur u gjet shpejt, brenda tij nuk u zbuluan gjurmët e atentatorëve.

Duke përkujtuar se Shërbimi Policor i Kosovës për rajonin e Veriut para dy ditësh ka publikuar fotot e veturës “Astra”, me të cilin kriminelët kanë ikur, gazeta shkruan se vetura “Astra” është ngjyrë hiri dhe pa targa.

Ende nuk është verifikuar se si dhe kur automjeti ka hyrë në territorin e Kosovës, kurse nga policia e Serbisë është shtënë informata se pronari i fundit i automjetit ishte një grua që e shiti atë në park të auto-mbeturinave, shkruan gazeta.
Si thuhet, automjeti, për të cilin u vërtetua se ka ndërruar disa pronarëve që nga viti 2009, mbërriti në Serbi, praktikisht është e vetmja gjurmë e prekshme në hetimin, për të cilin opinioni është informuar.

Policia po vazhdon të marrë deklarata nga njerëz që kanë qenë në kontakt me Ivanoviqin në ditët e fundit para vrasjes së tij dhe është duke pritur edhe raportin e thirrjeve telefonike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është fshati me emrin më të pistë në botë, turistët “vdesin” të bëjnë foto aty
Previous article AKSIDENTI NE KAVAJE/ “Merre ti fajin, se…”, si e bindi shoferi partneren të thoshte se e shtypi ajo vjehrrin dhe nusen

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT