• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediat kosovare: Ja sa ka paguar Thaçi për TAKIMIN me Trumpin
Home
Rajon

Mediat kosovare: Ja sa ka paguar Thaçi për TAKIMIN me Trumpin

7 June, 2018 F.autor Rajon

Gjithsej 517 mijë e 198 euro e 56 cent para të buxhetit të shtetit, në janar të këtij viti, Presidenca i kishte ndarë për një kompani lobuese amerikane, e afërt me presidentin Donald Trump. Në kontratën me kompaninë “Ballard Partners” thuhet se ky gjysmë milioni ishte ndarë për shërbime të konsulencës, për nevojat e Zyrës së Presidentit, raporton KTV.

Por jorastësisht presidenti Hashim Thaçi ka zgjedhur pikërisht këtë kompani. Marrë parasysh afërsinë e drejtuesve të kompanisë me zyrën e presidentit Trump, Thaçi ka synuar realizimin e një takimi me presidentin amerikan.

Këtë e ka bërë publike vetë udhëheqësi i kësaj kompanie, Brian Ballard.

Në dokumentin e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë së kësaj kompanie, thuhet se Ballard është takuar më 20 prill në Mar-A-Lago me Presidentin Trump, të cilit ia ka bartur kërkesën e Ambasadores së Kosovës në Washington, për mundësimin e realizimit të një takimi me presidentin Hashim Thaçi.

Ndarja e miliona eurove nga presidenti Thaçi, fillimisht për autobiografinë e tash për këtë synim, shihet si keqpërdorim i parasë publike në përpjeke për rregullimin e imazhit të tij.

Deputeti i Kuvendit nga Partia Socialdemokrate, Faton Topalli, thotë se presidenti në vazhdimësi ka abuzuar me paranë publike.

Ndërkaq, deputeti i Alternativës, Ilir Deda, thotë se çdo herë nga secila parti janë ngritur dyshime mbi atë se si po shpenzohet paraja e taksapaguesve në emër të lobimit.

Por krejt këto dyshime pritet t’i vërtetojë komisioni hetimor i themeluar nga Kuvendi.

Ky komision shumë shpejt pritet të nisë punën dhe pritet të hetojë të gjitha dokumentet e qeverisë dhe presidencës dhe paratë e shpenzuara me këtë qëllim.

Sidoqoftë, ende nuk është e qartë nëse Trumpi e ka pranuar kërkesën e Thaçit.

Brian Billard ka raporte personale me Presidentin Trump dhe pas fitores së republikanit, i ka bartur zyrat e tij në Washington.

Kompania e tij, përveç Kosovës, lobon në SHBA edhe në emër të qeverive të Azerbajxhanit, Republikës Dominikane, Katarit dhe Turqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERIE A/ Iuliano shkarkohet edhe nga Udinese, skuadra i besohet Velasquez
Previous article E RËNDË/ Drejtonte zetorin, AKSIDENTOHET për vdekje 62 vjeçari

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT