• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediat kosovare: Hashim Thaçi udhëtoi fshehtas në Amerikë, atje është edhe Vuçiç
Home
Rajon

Mediat kosovare: Hashim Thaçi udhëtoi fshehtas në Amerikë, atje është edhe Vuçiç

21 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Gazeta Express raporton se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – udhëtim ky që e ka mbajtur fshehtë tash e sa ditë. Para pak ditësh u bë e ditur se edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar drejt SHBA’ve, pa e lajmëruar vizitën. Partitë opozitare në Beograd e kanë akuzuar Vuçiqin se është përfshirë në negociata sekrete me Hashim Thaçin. Fillimisht në Paris e më pas edhe në SHBA. Pak ditë më parë gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” njoftoi se dy Presidentët ishin përfshirë në bisedime për ndarjen e Kosovës, por që ky opsion ishte ndaluar pas intervenimit të Berlinit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur një vizitë të gjatë jashtë vendit. Por, gjysma e kësaj vizite ishte publike e gjysma po del të jetë e fshehtë.

Fillimisht Thaçi kishte udhëtuar drejt Londrës ku kishte promovuar librin e tij të botuar së voni. Më pas kishte udhëtuar drejt Parisit ku po ashtu e kishte promovuar librin dhe kishte dekoruar ish-Presidentin Sarkozy dhe ish- ministrin e Jashtëm Bernard Kouchner. Pas Parisit, Presidenti nuk ka bërë asgjë publike për aktivitetin e tij.

Në Serbi, ish –Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq ka akuzuar Vuçiqin se ka pasur darkë të fshehtë me Thacin para se ky i fundit ta takonte Presidentin Macron.

Jeremiq më pas ka njoftuar se Vuçiq ka udhëtuar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës për ti vazhduar negociatat sekrete me Thaçin dhe duke e provokuar atë “A jeni në hotelin e njëjtë”.

Sido që të jetë, Gazeta Express merr vesh se Thaçi tash e sa ditë është duke qëndruar në SHBA.

Mediat serbe duke u thirrur në burime kanë njoftuar se Presidenti i Serbisë ka pasur takime me zyrtarë të Administratës së SHBA’së duke e quajtur këtë ofensivë diplomati të tij për çështjen e Kosovës.

Por këtu nuk përfundon historia e tij e Thaçit me Vuçiq.

Ata të premten do të jenë në Bruksel, ku janë ftuar nga Mogherini për bisedime të nivelit të lartë që kanë të bëjnë me definimin e formatit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjatë fundjavës gazeta vjeneze „Der Standard“, ka shkruar rreth bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Sipas kësaj të përditshmeje gjermanët kanë parandaluar ndarjen e Kosovës, të cilën e kanë favorizuar serbët, por edhe pala kosovare për shkak të lodhjes me çështjen e veriut. Kjo, sipas diplomatëve, edhe ka bërë që të ndërhyjë Berlini. Por, një zyrtar, në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës austriake se ka frikë Thaçi dhe Vuçiq mund të flasin në kanale tjera rreth ndarjes së Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E la të birin një vit pa iPhone, ja çfarë i ndodhi fëmijës!
Previous article Gati kontrata e re, 3 milionë euro në sezon për Cutrone

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT