Një mga mediat e njohura të jugut të Italisë ka publikuar një shkrim të gjatë mbi arrestimin në Siçili të një grupi italo-shqiptar të trafikimit të hashashit dhe armëve drejt ishullit më të madh Italian ku dhe ka shtrirjen një prej mafieve më të fuqishme të botës.
Sipas meridionews, Moisi Habilaj, i arrestuar nga policia italiane ndiqej prej më shumë se një viti për trafikun e drogës dhe përgjohej vazhdimisht, ndërkohë që njëri prej anëtarëve italianë të grupit ishte bashkëpinëtor i drejtësisë italiane.
Meridionews bën të ditur ndër të tjera se grupi ka menaxhuar një sasi të tillë droge në zonën e Catania-s që xhironte një xhiro deri në 20 milionë euro.
Gazeta në fjalë flet edhe për akuzat e opozitës shqiptare ndaj ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, i cili i ka shitur Moisiu Habilajt makinën e tij Audi, me të cilën më vonë janë transportuar sasira të konsiderueshme droge.
Sipas meridionews, ka përgjime ambjentale që tregojnë lidhjet e Habilaj me drejtues të policisë, por ndër të tjera gazeta bën të ditur se operacioni nuk dotë kishte pasur sukses pa bashkëpunimin e palës shqiptare.
Sipas saj, i gjithë operacioni është mbajtur i fshehtë dhe i është lënë të kuptohet Habilajt që ai ësht i fortë dhe i paprekshëm, kun ë fakt po përgatitej gracka e tij ku dh era ditën e djeshme.
Ndërkohë kreu i PD-së Lulzim Basha menjëherë ka tentuar ta shfrytëzojë politikisht rastin duke kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit, pasi sipas Bashës, Edi Rama i ka në tavolinë provat e implikimit.


