Ish-kryeministri Sali Berisha ka ka shpërndarë lajmet që kanë botuar mediat e huaja në lidhje me protestën. Në një status në Facebook, deputeti demokrat shkruan se protestës iu bë jehonë ndërkombëtare
“Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës kundër qeverisë. Kryesisht mediat amerikane i referohen Associated Press. Gazeta Amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP ka pasqyruar protestën e opozitës në Shqipëri”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë
“Rama – Xhafa ik” jehone ne mbare boten!
Mediat me te medha te botes jehone te jashtezakonshme ne kohe reale te protestes “Rama – Xhafa Ik” te opozites dhe lidhjeve te kesaj dyshje famezeze me krimin!Fitore e madhe per opoziten!
Ketu me poshte keni lajmet e New York Times, Washington Post, Star Herald, As Press! sb






