• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Media spanjolle: Tirana, a është qyteti më fantastik i Europës?
Home
Aktualitet
Reportazh

Media spanjolle: Tirana, a është qyteti më fantastik i Europës?

24 October, 2017 Redaktor2 Jetë, Kulturë, Reportazh

Artikull i botuar në revistën spanjolle “Condé Nast Traveler”

Titulli i “qytetit më fantastik në Europë” ka pasur shumë kandidatë seriozë të cilëve mund t’u jepej. Oporto, Barcelona, Bruselas, Birmingham, Ahora tani duhet të bëjnë një vend për një pjesmarrës të ri.

Ju duket e habitshme? Na kushtoni vëmendje. Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, ajo është qendra e saj ku e kaluara, e tashmja dhe mbi të gjitha e ardhmja e këtij vendi në zhvillim ndërthuren në histori, trafik dhe art.

Pas zgjimit në vitet 1990 nën ombrellën e një diktature komuniste, Tirana është ringritur  dhe ka shumë se ç’tu ofrojë turistëve. Mes relikeve osmane, italiane dhe politike, Tirana zbulohet në një rrugë bulevardesh të rrethuar nga minare, murale të socializmit dhe vepra arkitekturore që nuk do t’i gjeni askund tjetër.

Një faktor i rëndësishëm i jetës në Tiranë është Blloku, një zonë pak larg qendrës së qytetit dhe sheshit “Skënderbej” ku ndodhet Opera dhe Galeria e Arteve. Në këtë lagje banonte elita politike në kohën e komunizmit, e izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e popullsisë.

Ballkani në përgjithësi është një rajon që kalon shumë kohë në kafe, bëhuni gati sepse edhe Shqipëria nuk ndryshon.

“Çoko”, e vendour në një rezidencë të rikonstruktuar në mes të Bllokut do t’u bëjë që për një çast të mendoni se jeni në Paris.

Nëse preferoni një atmosferë autoktone, zgjidhni “Komitetin”, do të njiheni me menutë shqiptare të regjimit komunist.

Po kërkoni një lokal me tarracë? Shkoni te “Café Lincoln Garden” dhe përpiquni të mos e kaloni gjithë ditën në kopshtin e saj të madh plot pemë.

Sa i përket kuzhinës nuk duhet të humbisni qoftet e Korçës që sugjerohet të shoqërohen me raki kumbulle dhe shum restorante interesante që i gjeni kudo në Tiranë.

Tashmë Blloku i ish-komunistëve e jeton jetën e natës me aq ritëm sa atë të ditës. Jeta e natës është e përqendruar në Bllok . në rrugën “Ismail Qemali” nuk do të keni vështirësi të gjeni një vend që i përshtatet preferencave tuaja.

Nëse kërkon një vend të qetë, “Colonial” ju mirpret me menunë e pafundme të koktejleve. Ndërsa “Rozafa Club’ do t’u japë arsye për të mos fjetur deri në agim.

Sa i pëerket jetës kulturore, përveç Muzeut Kombëtar dhe Teatrit te Operas, në Tiranë është edhe një nga muzeumet më të rëndëssishme i ndërtuar në bunker bërthamor. Po, e keni lexuar mirë: një bunker.

Një nga atraksionet e shquara të kryeqytetit  është Piramada. Ajo është ndërtuar në vitin 1988 si një muze për nder të dikatorit Enver Hoxha dhe më pas është kthyer në hapësirë për konferenca dhe aktivitete të tjera.

Tani e mbuluar me graffiti dhe pa ndonjë qëllim të veçantë vepron si një mur i improvizuar i shkëmbit. Në çdo ditë të javës fëmijët ngjiten në piramidë dhe pastaj zbresin duke rrëshqitur mbi një karton që duket si slitë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Thethi zbardhet nga dëbora
Previous article PRAPASKENA/ Legjenda e futbollit gjerman, trajneri i ri i kombëtares së Kosovës

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT