BBC së fundmi po kundërshton fuqishëm një model të ri, të njohur si “media e financuar nga qeveria”.
Teksa këto lëvzje janë vënë re më së shumti në llogarinë e saj kryesore në Tëitter.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se korporata ka kontaktuar gjigantin e mediave sociale për të zgjidhur çështjen “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“BBC është dhe ka qenë gjithmonë e pavarur. Ne financohemi nga publiku britanik përmes tarifës së licencës,” tha ai.
Nga ana tjetër Elon Musk u shpreh se ai besonte që BBC ishte një nga mediat “më pak të njëanshme”.
Kur BBC Neës i theksoi shefit të Tëitter se korporata financohej nga tarifa e licencës, Musk u përgjigj në një email, duke pyetur: “A është e saktë etiketa e Tëitter?”
Musk gjithashtu shtoi se po konsideronte sigurimin e një etikete që do të lidhej me “burimet e sakta të financimit”.
Nuk është e qartë nëse kjo do të zbatohej edhe për mediat e tjera.
Në një email të veçantë që kërkon të sqarojë komentet e tij të mëparshme, Musk shkroi: “Ne po synojmë për transparencë dhe saktësi maksimale. Lidhja me pronësinë dhe burimin e fondeve ndoshta ka kuptim. Unë mendoj se organizatat mediatike duhet të jenë të vetëdijshme dhe të mos pretendojnë mungesë të plotë e njëanshmërisë.
Të gjitha organizatat kanë njëanshmëri, disa padyshim shumë më tepër se të tjerat. Duhet të theksoj se ndjek BBC Neës në Tëitter, sepse mendoj se është ndër më pak të njëanshmet.”


