• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Media e Brukselit: Demokratët përpjekje për të bllokuar anëtarësimin në BE, Basha kundër popullit shqiptar
Home
Shqipëri

Media e Brukselit: Demokratët përpjekje për të bllokuar anëtarësimin në BE, Basha kundër popullit shqiptar

7 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

“Partia Demokratike e opozitës shqiptare, ose ndoshta një fraksion brenda saj, duket se po bën gjithçka që është e mundur për të penguar anëtarësimin e dëshiruar të vendit ballkanik në Bashkimin Europian”- shkruan në www.eureporter.co me qendër në Bruksel, Doug Henderson, ish deputet laburist në Mbretërinë e Bashkuar nga 1987 në 2010, Ministër për Evropën në qeverinë e Kryeministrit Tony Blair.

Kundërshtimi i çuditshëm në fillim të këtij viti nga partia e djathtë, ndaj reformës së sistemit gjyqësor, e mandatuar nga BE, ishte vetëm fillimi. Kjo u shoqërua nga një bojkot i parlamentit shqiptar dhe më pas nga një kërcënim për të bojkotuar zgjedhjet kombëtare. Ndërhyrjet diplomatike nga autoritetet e BE-së dhe SHBA-së, eventualisht detyruan PD të bjerë dakord dhe të kandidojë në zgjedhje, të cilat u fituan qetësisht nga Partia Socialiste në pushtet.

Por tani demokratët kanë nisur një fushatë propagandistike që përshkruan kombin e tyre si të mbytur nga droga dhe të kontrolluar nga mafia.

Le të jemi të qartë për këtë. Shqipëria ka pasur për shumë vite një problem me drogat. Filloi në kaosin që pasoi rënien e diktaturës komuniste 27 vjet më parë. Në mes të kolapsit ekonomik, kanabisi u shndërrua në prodhimin më fitimprurës. Nën qeveritë pasuese, si të PD-së, edhe të PS-së, kultivimi i kanabisit u përhap dhe bashkë me të, edhe krimi i organizuar.

“Në vitet e para, nuk ishte as e paligjshme,”- tha kryeministri Edi Rama kohët e fundit në një letër personale, jashtëzakonisht të sinqertë, drejtuar të gjithë krerëve të BE.

“Më vonë, policia, prokurorët dhe gjyqtarët mund ta blinin lehtësisht. Kishte mbrojtje politike nga nivelet më të larta të qeverisjes.”

Rama bëri fushatë kundër kontrollit që trafikantë të drogës kishin mbi qeverinë dhe në vitin 2013, PS mori pushtetin. Një nga hapat e parë që ndërmori qeveria e re, ishte një bastisje e madhe policore në fshatin jugor të Lazaratit, i cili për gati një dekadë ishte njohur si “kryeqyteti i kanabisit të Evropës”. Prodhimi me një vlerë tregu prej 4.5 miliardë eurosh për vit, u ndërpre!

Ishte jashtëzakonisht e pazakontë, që Lazarati të kishte qënë një zonë e “pashkelshme” për policinë e shtetit. Ky ishte urdhëri i paraardhësit të Ramës si kryeministër, kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, një fuqi e vazhdueshme brenda PD. Në vitin 2014 ai i bëri me dije mediave se mosndërhyrja në Lazarat ishte vendimi i tij “politik”.

“Ka shumë gjëra për të bërë”, i shkruajti Kryeministri Rama drejtuesve të BE. “Prodhimi i kanabisit ka nxitur zhvillimin e rrugëve të tregtisë, investimet në pajisjet dhe personelin e transportit që kanë qenë duke u përdorur për kontrabandë nga burime ndërkombëtare.”

Megjithatë, kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, tani po fajëson Ramën për gjithçka. Në javët e fundit, ndërsa policia financiare e Italisë njoftoi se mbikqyrja e rregullt ajrore tregoi që kultivimi i kanabisit në Shqipëri ishte zhdukur, Basha u tha intervistuesve se situata ishte përkeqësuar nën qeverisjen e Ramës. Për më tepër, gjatë kohës që qeveria njoftoi një operacion të ri ndërkombëtar për të ndjekur krerët kriminalë kudo që ishin fshehur, Basha i tha një intervistuesi të Newsweek se qeveria “nuk kishte ndërmarrë ndonjë angazhim për të ndërhyrë në këtë çështje”.

Beteja mes dy partive kryesore vazhdon. Pasi mbrojtën ‘kapitalin e kanabisit’ nga zbatimi i ligjit, kur partia e zotit Basha ishte në pushtet, kohët e fundit ata u përpoqën të bllokonin një reformë të madhe të sistemit të drejtësisë, që përfshin largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Në vitin 2013, pak para se qeveria Rama erdhi në pushtet, Komisioni Evropian caktoi pesë kushte që duhej të plotësoheshin përpara se të fillonin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: reforma administrative, mbrojtja e të drejtave të njeriut, përparimi në luftën kundër korrupsionit, reforma të gjyqësorit dhe masat e fuqishme kundër krimit të organizuar.

Ka pasur përparime të mëdha në të gjitha këto pika. Por në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallë të lartë të rezistencës nga opozita e udhëhequr prej Bashës.

Duke vënë pengesa në rrugën e veprimeve të ashpra kundër disa reformave thelbësore, Partia demokratike ka vënë në rrezik rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se 80% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre hyjnë në BE. Prandaj, partia e zotit Basha po pozicionohet në kundërshtim të drejtpërdrejtë me pikëpamjet e popullit të vendit të vetë.

https://www.eureporter.co/world/2017/12/06/are-albanias-opposition-democrats-trying-to-block-eu-accession/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Si ruhen dhe kalojnë kurorat nga një princeshë në tjetrën. Si Kate ashtu dhe Camilla zgjedhin...
Previous article FOTO/ Gati takimi historik pas 65 viteve, Erdogan ka mbërritur në Athinë (programi i plotë i vizitës)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT