• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME ZOR NXORRA TË VEGJLIT”/ Zjarri në Gjirokastër, kryefamiljari tregon momentet e tmerrit: S’kishim mundësi…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ME ZOR NXORRA TË VEGJLIT”/ Zjarri në Gjirokastër, kryefamiljari tregon momentet e tmerrit: S’kishim mundësi…

19 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtëpi në lagjen Dunavat i dytë në Gjirokastër përkatësisht në pronësi të Çezar Gjoksit dhe Çlirim Gjoksit janë djegur plotësisht nga një zjarr që shpërtheu papritur pasditen e djeshme.

Çezar Gjoksi jetonte i vetëm por nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit, ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin duke drekuar në momentin që pikasën zjarrin bashkë me fëmijët, nipërit e mbesat që kishin shkuar për vizitë. 10 vetë kanë nxituar të dalin nga banesa që fillimisht përfshiu tavanin, e më pas një nga një dhomat.

“Mirë që nxora të vegjlit, i kisha kokë-kokë, dolën nuset e fëmijët e dy djemtë, unë dhe gruaja, mezi dolëm atje lart. Nga çatia e dëgjuam dhe brenda ishim 10 veta rrinim tek kati i parë hanim bukë. Shkova të fle kur pashë zjarrin”-u shpreh Çlirim Gjoksi.

Të dy banesat në lagjen historike janë më shumë se 200-vjeçare dhe mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në tavanin e njërës prej tyre.

Në lagjen me sokakë të ngushtë zjarrfikësit kanë pasur vështirësi të hyjnë, e megjithë ndërhyrjen në kohë nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërën prej banesave, por ja kanë dalë të izolojnë flakët duke penguar përhapjen e tyre në banesa të tjera të lagjes që gjendeshin vetëm 4m larg zjarrit. Banorët që dolën në rrugë të shqetësuar nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ndihmuar ndërhyrjen.

”Ne na hyri flaka edhe pak, 5m larg është. Nuk patëm asnjë mundësi të ndërhynim. Zjarri erdhi nga kjo anë dhe deri sa arriti në anën tjetër arritën zjarrfikëset. Nuk e di në ishte me dashje a pa dashje. I zoti i shtëpisë nga erdhi zjarri u ngrit e iku”-u shpreh fqinji.

Fillimisht u mendua se shkak për zjarrin mund të ishte bërë Çezar Gjoks,i i cili trajtohet për sëmundje të shëndetit mendor, nga shtëpia e të cilit nisi edhe zjarri, por më pas u konstatua se ai nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit.

Dy familjet e pastreha do të akomodohen tek komshinjtë, ndërsa ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kjo ishte situata më e rëndë ndër vite e një zjarri në zonën historike në Gjirokastër, ku brenda një ore janë shkrumbuar plotësisht dy banesa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËRI PËRGJEGJËS PUTIN PËR VDEKJEN E BASHKËSHORTIT/ Analiza e BILD: A do t’i shtohet Yulia Navalny listës së kundërshtarëve të liderit rus?
Previous article RREGULLORJA E BANKËS QENDRORE PËR DINARIN SERB/ Vjosa Osmani: Qeveria dhe aleatët të ulen e të bien dakord

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës Aktualitet

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT