• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME ZËRIN QË I DRIDHEJ/ Grida Duma “shfryn” ndaj politikës: Ndërsa mbllaçitin pazaret e veta, stërkalat e pështymës na bien të gjithëve
Home
Politikë

ME ZËRIN QË I DRIDHEJ/ Grida Duma “shfryn” ndaj politikës: Ndërsa mbllaçitin pazaret e veta, stërkalat e pështymës na bien të gjithëve

8 November, 2022 s.autor Politikë

Me zërin që i dridhej, Grida Duma njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetes, ndërsa për politikën dhe politikanët nuk i kurseu rezervat.

Ndërsa tregoi pengon se sulmi ndaj saj ishte edhe një sulm ndaj djalit, ajo tha se mbetet me ngushëllimin që këto goditje të kenë qënë mësim për të.

Ajo foli për edhe PD, që sic u shpreh duhet të jetë aleatë e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa theksoi se gjatë gjithë kohës është përpjekur të mbajë balancat.

“Mbetet me ngushëllimin që së paku uroj që këto goditje për të kenë qenë një mësim, nëse mund të përfitohet nga e keqja për të mos u gënjyer nga fytyrat e rrejshme të klounëve që do ti shfaqen sic më janë shfaqur mua, të cilat dalin edhe më fytyrën e ngrirë politikisht sikur po shpikin rrotën, në fakt shfaqem me amoralitetin që kanë vetëm një aur gogësimash moralitetesh. Do ti shfaqen shpesh edhe atij fytyra që duken sikur buzëqeshin por do zgërdhihen, të atyre të korruptuarve të nginjur, që ndërsa mbllaçitin pazaret e veta stërkalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve.

Nuk e kemi lënë betejën me miqtë edhe kur kemi bëtë fushata pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit, nga lënia e mandateve të lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD.

Para dhe pas 6 marsit 2022 në situatën me të vështirë kam bërë sa kam mundur që PD të kishte krah saj aleatin e saj më të madh, SHBA. Vijoj të mendoj që duhet ta ketë aty përkrah se është partia që i takon.

Ashtu siç kam ditur që pas 6 marsit të 2022 të bëj gjithçka madje edhe të jap dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin që demokratët treguan për të vlerësuar liderin e tyre politik, duke ndjekur dinjitetin e tyre sesa pazaret politike. Di dhe ta njoh dhe këtë realitet.

Ishte një përpjekje e imja për të mbajtur balancat. Për të arsyetuar politikisht. Por sot para zgjedhjeve lokale nuk jemi në të njëjtin realitet që nuk e dimë. Maksimizimi i forcës PD nuk ka ndodhur. Sot nuk jemi dje, nuk jemi dje, kur shoku mendor na dha një traumë e vendimeve të SHBA na mpiu politikisht”, tha Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shqiptari gjendet i groposur në një plazh në Greqi, çfarë dyshon policia
Previous article FOTOLAJM/ Grida Duma lë mandatin, Flutura Açka nuk i mban lotët. Trishtim te deputetët e PD

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT