• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË VRAVE DJALIN”/ Zbardhet dinamika e sherrit për vrasjen në Vlorë! Xhaxha e nip u zunë për një aksident të disa viteve më parë
Home
Breaking News

“MË VRAVE DJALIN”/ Zbardhet dinamika e sherrit për vrasjen në Vlorë! Xhaxha e nip u zunë për një aksident të disa viteve më parë

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vdekja e djalit të tij disa vite më parë gjatë një aksident më makinë ku udhëtonte me 39-vjeçarin Genc Koretën ka qenë shkak i debateve të shpeshta që ai ka pasur me xhaxhanë e tij, të atin e viktimës Jorgji Koreta. Vetë Jorgji por dhe bashkëshortja e tij, që jetonin në Vlorë, e akuzonin shpesh 39-vjeçarin se ishte përgjegjës për aksidentin me vdekje të djalit të tyre. Aksidentin tragjik vetë 39-vjeçari nuk kishte mundur ta përballonte dot dhe që atëherë vuante nga një gjendje e rënduar psikologjike. Këtë e thonë dhe vetë familjarët nën zë si shkak të sherrit që përfundoi me vrasjen e 64-vjeçarit Jorgji Koreta dhe më pas vetëvrasjen e 39-vjeçarit Genc Koreta mbrëmjen e djeshme në fshatin Mekat të Vlorës.

Po si ndodhi ngjarja? Disa orë pas vrasjes të ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës del në pah edhe dinamika paraprake e ngjarjes. Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë por kishte tokat me ullinjtë në fshatin Mekat. Ditën e djeshme kishte udhëtuar nga Vlora drejtë Mekatit për t’i vjel këta ullinj së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë së tij. Sherri mes tyre mendohet se ka nisur pikërisht për rrënjët me ullinj dhe më pas 39-vjeçarit i është kujtuar edhe një herë se ishte përgjegjës për vdekjen e djalit të tij. Nga debati me fjalë, ata janë konfliktuar fizikisht. I nxehur dhe me gjendje të rënduar psikologjike, Genci është kthyer në banesë, ka marr armën e gjahut dhe ka qëlluar me një plumb xhaxhain e tij që po punonte sërish në tokat me ullinj. Pas ngjarjes pak metra më tutje 39-vjeçari ka vrarë veten në kokë po me armën e gjahut që vrau familjarin e tij duke shkaktuar një tragjedi të dyfishtë në familjen Koreta.

Arma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta. Me këtë armë është qëlluar vetëm dy herë pasi aq fishek ka patur. Vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qenë në errësirë të plotë, nuk bëhet fjalë të ketë kamera sigurie.

Genci Koreta prej disa vitesh ka jetuar në Greqi teksa kishte disa vite i rikthyer në fshat dhe vuante nga gjendja e rënduar psikologjike dhe ishte i pamartuar. Ndërsa Jorgji Koreta, kishte punuar më parë si policë dhe jetonte prej vitesh në Vlorë ku ishte martuar.

Një ditë pas ngjarjes së ditës së djeshme, në vendin e krimit vijojnë të jenë prezentë uniformat blu të Vlorës, epo ashtu edhe perimetri i rrethimit, ndërkohë që policia vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Banorë të fshatit shprehen se janë të shokuar nga ndodhia, ndërsa flasin mirë për të dy personat, viktima të ngjarjes.

“Jam në një fis me ta, ne nuk dinim gjë që kanë patur konflikte. Genci ka qenë djalë shumë i mirë. Nuk e beson njeri që ka ndodhur kjo dhe e ka bërë djali. Ka kaluar njëherë depresion sepse xhaxhait, atij që u vra, i vdiq djali dhe ata ishin bashkë në Greqi”, thotë një banor.

“Nuk kemi dëgjuar gjë, na erdhi habi. Nuk kanë patur fare probleme. Djali ishte shumë i qetë. Nuk dimë si u erdhi kjo, u shtangëm”, shprehet një tjetër.

“Nuk e dinim që kanë patur probleme. I ati më tha se ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 dh enë orën 18:00 u gjetën njëri i shtrinë në një anë, tjetri në anën tjetër. Nuk dimë se kush shtiu, vetëm djali ka patur armë në dorë. I gjeti kryeplaku i fshatit dhe xhaxhai i vet. Djali ishte shumë djalë i mirë”, thotë banori.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, ndërsa familjarët janë edhe të shokuar ku sot kanë hapur dyert e mortit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH E VRAU DORALDËN? U gjet e varur, nëna e 32-vjeçares: Ish-dhëndri e dhunonte seksualisht
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Njohja e patentave shqiptare në Gjermani në fazën e fundit të miratimit...

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT