• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME UDHËHEQËS TË PALIGJSHËM”/ SHBA tërheq gjithë stafin DIPLOMATIK nga Venezuela
Home
Nderkombetare

“ME UDHËHEQËS TË PALIGJSHËM”/ SHBA tërheq gjithë stafin DIPLOMATIK nga Venezuela

12 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, urdhëroi tërheqjen e gjithë personelit diplomatik të SHBA-së, të mbetur në Venezuelë.

Më 24 janar, SHBA e ka zvogëluar në minimum stafin diplomatik atje.

Urdhri i ri u dha disa orë pasi Uashingtoni sanksionoi një bankë ruse, për shkak të marrëveshjeve të saj me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA.

Këto vendime synojnë të rrisin presionin edhe mbi Karakasin, edhe mbi Moskën, e cila është një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të presidentit të sfiduar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe disa vende të tjera e kanë shpallur Maduron udhëheqës të paligjshëm dhe e kanë mbështetur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si lider të përkohshëm.

Sipas tyre, Maduro nuk është rizgjedhur në mënyrë të ligjshme vitin e kaluar, pasi kandidatët e opozitës nuk janë lejuar të garojnë.

Maduro e ka akuzuar Guaidon për përpjekje për grushtshtet kundër tij me ndihmën e, siç ka thënë, “imperialistëve amerikanë”.

Maduro është në pushtet qysh në vitin 2013.

Nën udhëheqjen e tij, Venezuela ka përjetuar kolaps ekonomik, me mungesa të mëdha ushqimesh dhe rritje enorme të inflacionit.

Kriza ekonomike ka detyruar mbi tre milionë qytetarë të Venezuelës të ikin nga ky vend, në vitet e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mohamed Salah: Jam i lumtur ta sakrifikoj ëndrrën time për...
Previous article "10 HERË MË SHUMË"/ Vuçiç: Çështja e Kosovës, më e vështirë se në kohën...

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT