• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME TONE TË ASHPRA/ Skënder Brataj: Koronavirusi ekziston dhe po merr shumë njerëz! Respektoni këto 5 rregulla
Home
Sociale

ME TONE TË ASHPRA/ Skënder Brataj: Koronavirusi ekziston dhe po merr shumë njerëz! Respektoni këto 5 rregulla

6 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep një tjetër mesazh të fortë për koronavirusin, teksa shkruan në ‘facebook’ se ky virus nuk është një çudi që zgjat 3 ditë.

Sipas mjekut, virusi ekziton, infekton dhe merr jetë, ndaj dhe të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë masat, që nga mbajtja e maskës, discanta 1.5 metra dhe rregullat e higjienës.

Mesazhi i Bratajt:

SA HERË DËGJOJMË QË ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT TRE DITË!
ÇUDI!!

Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin!
Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marë shumë njerëz në vorbullën e tij.
Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrët që fshihen në profile fallco !!

Çudia je TI:

Ti që shan në çdo koment
Ti që edukatë nuk ke
Ti që familjen tënde nuk respekton
Ti që fëmijët e tu nuk i edukon
Ti që nuk beson
Ti që përfiton
Ti që i di te gjitha
Ti që nuk do të mbash maskë
Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë!
Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi!
Ti që do pushtet
Ti që do fitim
Ti që do liri pa kufizim
Ti që mendon se paguan taksat i vetëm
Ti që proteston
Ti që mendon se çipin do të venë
Ti që virusin shpërndan
Ti që Covid shkakton
Ti që je fshehur pas një profili FALLCO!

JU LUTEM MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!
Koronavirusi ekziston
Koronavirusi infekton
Koronavirusi sëmur
Koronavirusi mer jetë
Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja
JU LUTEM
Na lini të shpëtojmë jetë njerzish
Na jepni kohë të mposhtim virusin
Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët
Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!!
Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:
1. Doni një titull, studioni dhe merni një diplomë.
2. Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën.
3. Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.
4. Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1.
Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfar të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!
Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!
POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!
Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI!
Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu!
Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
5. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!

JU LUTEM

Dr.Skender Brataj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DO T'I KËRKOJ MJEKUT TË EKIPIT TË MË BËJË FORMACIONIN”/ Inzaghi: Nuk kishim as fat ndaj Milanit
Previous article PAMJE TË FRIKSHME/ Shikoni momentin kur lojtari goditet nga rrufeja në fushën e lojës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT