• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË THYHET ZEMRA”/ Familja ushtarake amerikane planifikon arratisjen e familjes afgane nga Kabuli
Home
Nderkombetare

“MË THYHET ZEMRA”/ Familja ushtarake amerikane planifikon arratisjen e familjes afgane nga Kabuli

29 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shumë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane që kanë shërbyer në Afganistan, po punojnë pa pushim për të nxjerrë kolegët e tyre afganë nga Kabuli. Ata frikësohen se talebanët do të burgosin ose vrasin përkthyesit dhe familjet e tyre që nuk arrijnë të largohen deri më 31 gusht.

“Unë e shoh si një operacion ushtarak. Sikur jam në terren. Pak gjumë, pak ushqim, shumë mbledhje informacioni dhe pritje,” thotë veterani i ushtrisë amerikane Lou Fraser, i cili çdo ditë angazhohet për një mision – futja e kësaj familjeje 26 anëtarëshe, pothuajse të gjithë gra dhe fëmijë, brenda aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

“Po mundohem të shpëtoj një grup grash e fëmijësh, familjarë të këtyre burrave, për të cilët kam shumë dashuri pas shërbimit të madh që na bënë. Më thyhet zemra”, thotë zoti Fraser.

Burrat të cilët në këtë raportim do t’i identifikojmë me emrat Ali dhe Muhamed, janë ish-përkthyes lufte me të cilët zoti Fraser punoi në Afganistan.

“Si baba, më e rëndësishmja për mua do të ishte që familja ime të arrijë në ShBA”, thotë Aliu.

Veterani Frases i ndihmoi ata të vijnë në ShBA në qershor. Ata kishin bërë plane të fitonin mjaftueshëm para, për të marrë pjesën tjetër të familjes.

Mendonin se kishin kohë. Por Kabuli ra në duart e talebanëve.

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë sepse tani marinsat amerikanë dhe talebanët janë 10 metra larg njëri-tjetrit”, thotë zoti Fraser.

Pengesat janë të mëdha.

Veterani Fraser thotë se në disa pamje të siguruara nga një mik në Kabul, shihen forcat amerikane duke hedhur granata çorientuese për të mbajtur njerëzit larg portës së aeroportit.

Ata thonë se familjarët telefonojnë të tmerruar, sepse talebanët u trokasin në dyer, duke kërkuar ata që punuan me amerikanët.

Të enjten ndodhi shpërthimi vdekjeprurës pranë aeroportit.

Fraser dhe gruaja e tij përditësojnë vazhdimisht dokumentet e evakuimit dhe kontaktojnë këdo që mund të ndihmojë.

“Unë thjesht shpresoj dhe sigurohem që fotografitë të jenë të qarta, që koordinatat të jenë të sakta, që gjithçka të jetë perfekte, sepse kam frikë se nëse nuk jemi të saktë misioni nuk do të përmbyllet”, thotë bashkëshortja e veteranit Fraser.

Tani për tani, ata duhet të presin, me shpresën se dikush do ta shpëtojë këtë familje afgane.

Zëri i Amerikës ka kontaktuar disa zyrtarë ushtarakë në përpjekje për të ndihmuar këtë familje. Ne shpresojmë që ata së shpejti të ribashkohen në Shtetet e Bashkuara

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS PRISNI QË GJËRAT TË SHKOJNË..."/ Parashikimi i horoskopit për sot
Previous article ULJE TEMPERATURASH DHE RESHJE SHIU NË MESDITË/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT