• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani”, dhimbja e madhe në familjen e shqiptares që u ther në Itali nga burri (FOTO)
Home
Breaking News

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani”, dhimbja e madhe në familjen e shqiptares që u ther në Itali nga burri (FOTO)

29 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Elca Tereziu mbeti viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj, i cili pasditen e së dielës i mori jetën. Ngjarja e rëndë, që ndodhi në familjen e çiftit shqiptar në Piacenza të Italisë pasditen e 27 Majit, u zhvillua në sytë e djalit 17-vjeçar të çiftit.

Vrasja e gruas 52-vjeçare ka tronditur familjarët e saj, ndërsa për dy djemtë, trauma nuk gjen fjalë për t’u përshkruar. Vëllai i së ndjerës është ai që me disa fjalë të postuara në rrjetet sociale përcjell dhimbjen e madhe në këtë familje.

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin. Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj. Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje… Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë. Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj! I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”, shkruan ai.

Elca Tereziu u godit të paktën tre herë me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar Xhevdet Mehmeti. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre fillimisht kishte pasur një zënkë të ashpër që pati një fund tragjik. Po sipas mediave italiane, 52-vjeçarja ishte dhunuar edhe në të shkuarën, por nuk kishte bërë kurrë denoncim në polici./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pema vret dy gazetarë teksa raportonin për MOTIN E KEQ
Previous article Taylor Mega, modelja italiane që mbështet pa kushte Juventusin (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT