Në fillim të emisionit “Goca dhe Gra”, Tea Trifoni lexoi një mesazh që një grua u kishte dërguar, duke u kërkuar ndihmë pasi kishte probleme me djalin 17-vjeçar. Nëna në fjalë shkruante se prej 1 viti e mundon sjellja e të birit
Sipas saj, ai kishte qenë aq i mirë sa ndonjëherë mendon se e kanë marrë mësysh, pasi tani rri jashtë me shokët më shumë se në shtëpi.
“Kam zbuluar se pi cigare, nuk dua të mendoj për drogë, se unë jam nënë dhe ku nuk më shkon mendja. Nuk më flet, e pyes e ai fillon e ulëret. Është dembel, rri gjithë natën zgjuar në kompjuter”, shkruan ndër të tjera nëna.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ishte pediatria e njohur, Lira Gjika, e cila tha se “adoleshenca e ditëve të sotme ndryshon nga ajo e jona”.
“Edhe unë kam ikur edhe nga dritarja. Më thoshin nuk duhet të dalësh. Ne jemi urdhëror në edukimin e fëmijës. Në kokën tonë është skalitur një model që nuk është as real. Një fëmijë 17-vjeçar ende nuk është rritur, mendja dhe truri i tij nuk është rritur aq shumë sa të pranojë dështimin. Mendon vetëm pozitivisht, jo negativisht.
Është një fëmijë që i është bindur gjithmonë prindërve, por tani në moshën 17-vjeçare është ndryshe. Plus që adoleshenca e tij nuk është si adoleshenca e prindërve të tij. Ai rri në kompjuter natën, ndërsa ne rrinim duke lexuar ndonjë libër.
Kjo zonjë duhet që bashkë me bashkëshortin t’i kërkojnë të falur. Ti thonë që ne i shohim gjërat kështu, e duhet ta lënë më të lirë”, tha Lira Gjika.



