Ndonëse rezulton ligjërisht i papunë, Jasmin Pepaj është një nga të arrestuarit në lidhje me mashtrimin që i është bërë biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë “Salillari SHPK”.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen ku jepet dhe dëshmia e Jasmin Pepajt, i cili ka treguar se ishte kontaktuar nga Sherif Kadroviç për të marrë një porosi në Tiranë, ndërsa ishte pikërisht në një nga zyrat e kompanisë Salillari, ku do të merrej edhe pagesa e radhës. Ai tha se për këtë porosi që do të merrte, do të shpërblehej.


