• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË THA RUHEN MIRË TEK UNË”/ Dëshmia: Basha mori kasetën me 45 minuta që dokumentonte masakrën e Krushës
Home
Politikë

“MË THA RUHEN MIRË TEK UNË”/ Dëshmia: Basha mori kasetën me 45 minuta që dokumentonte masakrën e Krushës

15 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Video e BBC-së e 4 prillit 1999 sensibilizoi botën për masakrën e serbëve ne Krushë të Madhe të Kosovës. Por BBC transmetoi vetëm 2 minuta të asaj video e cila kishte 45 minuta xhirime.

Ky ishte edhe shkaku që UNMIK iu drejtua me urgjencë Krushës së Madhe për të kontaktuar Melaim Bellanica që kishte parë nga afër masakrën e serbëve dhe që kishte marrë guximin duke rrezikuar jetën, duke e dokumentuar atë me pamje filmike. Kjo është deklarata e Melaim Bellanica ne prill te vitit 2019 për insajder ne lidhje me materialin qe kishte xhiruar.

“Në BBC për herë të parë është transmetuar. E ka pas e ka marr kopjen, unë mandej origjinalin ia kam dhënë Lulzim Bashës”.

Më tej ai rrëfen edhe takimin që pati me dërgatën e UNMIK ku pjesë e saj ishte Lulzim Basha.

“A je Melaim Bellanica ti? I thash po. A ban me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë dhe më kanë çuar në sallone si kuzhinë. Prej atij momenti deri në 6 të mëngjesit deklarata që më kam dëshmuar më kanë filmuar si dëshmi dhe ia kam dërguar. Ata kanë marrë kopjen origjinale që ia kam dhënë Lulzim Bashës. Basha ka qenë përkthyesi i gjyqit të Hagës, ai ka ardhur bashkë me të. Ka qenë një Raxha Morgen, indian ishte me të, nuk e harroj kurrë emrin e  tij. Me të kam biseduar se unë ia jap kasetën, por me më larguar prej këtu. Edhe pse Gjykata e Hagës nuk e bën një gjë të tillë më ndihmuan. Ata nuk bënë atë që më premtuan. Më lanë në Shqipëri dhe më lanë në mjerim”

Përveç këtyre minuta të shkurtra asnjë provë tjetër nuk ekziston, pasi kaseta tronditëse e Bellanicës, origjinali ndodhet në duart e Bashës, të paktën siç deklaron vetë dëshmitari Bellanica në dëshminë e tij së fundmi dhe për Top Channel pasi kryedemokrati publikisht disa ditë më parë mohoi se ta ketë takuar Bellanicën, e madje ta ketë marrë kasetën me dëshminë.

“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vete, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”, tha i për Top Channel.

Por këto pamje janë zhdukur dhe për këtë enigma mbetet për videon ku pretendohet se janë viktima 255 banorë të zonës së Krushës. Ne intervistën e 2019-es Bellanica  përmend edhe emra serbë, por që tashmë nuk mund të faktohen pasi kaseta është zhdukur dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk po merret me krimet e serbëve, duke e fokusuar betejën në ndëshkimin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës, ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME ATË MINIFUND QË KE VESHUR I TËRBOVE DJEMTË"/ Nënë Hamideja "kritikon" moderatoren e njohur (VIDEO)
Previous article "MBRETI I DITËS NË" INSTAGRAM/ "BUM" likesh, ja kush VIP kryeson "fuqishëm" listën për sot (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT