• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË THA QË KISHTE DHIMBJE”/ E motra akuzoi babain për përdhunim, rrëfimi prekës i të riut: Po qante në telefon, më tha se…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË THA QË KISHTE DHIMBJE”/ E motra akuzoi babain për përdhunim, rrëfimi prekës i të riut: Po qante në telefon, më tha se…

11 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ramazan Rroko është arrestuar pas denoncimit të vajzës së tij, pasi kjo e fundit e akuzoi për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Pas divorcit të prindërve e reja ishte rritur në shtëpinë e fëmijës, në Durrës dhe prej 1 muaji jetonte në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish me babanë e saj. Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në polici.

Pas fillimit të investigimit nga ana e autoriteteve, 25-vjeçarja ka denoncuar se 67-vjeçari abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

E ëma e 25 vjeçares jeton në një fshat të Lushnjes dhe vuan nga shëndeti mendor. Deri para një muaji vajza qëndronte në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Sipas deklaratës së 25 vjeçares abuzimi ka ndodhur në ditë të ndryshme, gjatë muajit që ka qëndruar me të atin në Dërmish të Finiqit.

Ditën e sotme vëllai i saj ka rrëfyer në emisionin “Zemra e Hapur” për të gjithë akuzat ndaj nënës së tij. I riu tregoi se ai dhe e motra, Silvana, vajza e cila akuzoi të atin për përdhunim, u dërguan në jetimore nga një kushëri i tyre.

Pjesë nga rrëfimi:

E mësova nga mediat, isha duke punuar. Kushëriri më tha se diçka ka ndodhur por nuk ma tregoi, hapa lajmet dhe e lexova. Nuk e mendova se do ndodhte. E besova deri në njëfarë momenti, por kam dyshimet e mia.

Motra punonte në lokal si pastruese dhe më tha që dua ta lë punën. I thashë si do e paguash qiranë. Babai punonte me ditë, por edhe nga mosha. Më merrte në telefon duke qarë, më tha “më dhemb barku”. Kur i thashë thuaj babait të çojë në spital më tha kam frikë. Kur fola më pas me motrën më tha “për ngjarjen është e vërtetë, ekspertiza e tregon”, por unë vetë nuk ka biseduar me babain dhe as ekspertizën nuk e kam parë.

I thashë që do nisem për Shqipëri, do vij të të takoj. Punën nuk vazhdonte të punonte, rri në shtëpi e mbyllur, vetëm me telefon në dorë, por numri nuk i funksionon. Unë jam larguar jetimorja në moshën 20-vjeçare. Ikja tek tezja ime në Turqi, por rroga s’më dilte sepse dilte. Dy herë e kam takuar motrën, kur erdha nga Turqia dhe më pas kur u nisja për në Bosnje. Me motrën i kam pasur mirë marrëdhëniet. Motra kishte rreth 1 muaj që jetonte me babain. Babai vinte rrallë në Durrës për ta takuar, pastaj ishte detyruar të shkonte.

Kur isha në Turqi flisja në telefon me të, ndërsa me babain ishin të rralla, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur me mamanë, tezja refuzonte ta përkrahte. S’kam qenë dakord që motra të jetonte me babain, kur ta shikosh në gjendje të dehur do mërzitej më shumë. Motrës në jetimore nuk i mungonte asgjë. Përpara se të ikja në Bosnje, ajo u mërzit dhe u prek. Dëshironte të vinte me mua, edhe kur isha në Turqi. Vitet në jetimore kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime, ishte si një ëndërr për ne. Nga familja bilologjike, atje ku jetonim ishte si parajsë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË BUBQ TË KRUJËS/ Flakët e favorizuara nga era djegin 4 ha ullishte e pyje
Previous article VRASJA E PJETËR KOLËS/ Autori vetëdorëzohet pas një viti në arrati

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT