• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MË TEPER TË ARDHURA PËR BANORËT/ Kalaja e Ali Pashës në Tepelenë kthehet në destinacion turistik
Home
Ne sytë e të huajve

MË TEPER TË ARDHURA PËR BANORËT/ Kalaja e Ali Pashës në Tepelenë kthehet në destinacion turistik

13 July, 2020 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kalanë e Ali Pashës, në Tepelenë, e cila siç tha ai “po del nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, për t’u kthyer në një destinacion turistik”.

“Në kalanë e Ali Pashës, e cila po del nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe po çlirohet nga brenda prej gardheve, mureve, sustave, derrasave, llamarinave, mbeturinave, për t’u kthyer në një destinacion turistik, ku godinat që nuk do të prishen do të integrohen në një projekt banesash karakteristike, të cilat do t’u sjellin banorëve të kalasë të ardhura, si bujtina apo dyqane të vogla artizanati e produktesh të zonës”, tha Kryeministri.

Në takim me banorë të zonës së kalasë, Rama siguroi se “në rrugë nuk do lëmë asnjë njeri por do t’ju sistemojmë sipas ligjit dhe zakonit, ndërsa Kalanë e Ali Pashait do e kthejmë në destinacion turistik”.

“Do bëjmë një projekt preciz edhe për shtëpitë ekzistuese që nuk do preken, që të kthehen në shtëpi kalaje, jo në shtëpi sikur janë në periferi të Tiranës. Ato shtëpi që janë ngjitur me murin nuk mund të rrinë por këto që janë në zemër të kalasë me rrugica rreth e rrotull do t’i risistemojmë që të japim edhe një pamje të re. Do ruajmë muret e të gjitha, por duke përdorur gurë dhe dru në mënyrë që banorët nesër pasnesër të nxjerrin fitim, duke pasur këtu turistë dhe duke krijuar hapësira edhe për të bërë ndonjë dyqan të vogël për artizanat, për prodhime të vendit. Por këto gardhe, rripa e ferra duhen hequr të tëra”, tha Rama.

Rama tha se “muret e tepërta do t’i shembim dhe shtëpitë që janë brenda dhe që nuk e dëmtojnë projektin do t’i ruajmë, por do t’i përmirësojmë”. Kryeministri siguroi banorët që projekti do të bëhet bukur, por kërkoi bashkëpunimin e tyre për ta sistemuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RËNDËSI KA...FUSHATA! Rastet e COVID-19 rriten, por demokratët vijojnë me mbledhjet e tubimet. Nuk respektohet asnje MASË
Previous article KOSOVA ME "DORË TË HEKURT"/ Nga nesër, 12 vite burg e 8 mijë euro gjobë për qytetarët që thyejnë rregullat anti-covid

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT