• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME TATUAZHE, SYZE E KAPELE/ Publikohet FOTO e Lulzim Berishës pas arrestimit në Spanjë
Home
Aktualitet
Kronikë

ME TATUAZHE, SYZE E KAPELE/ Publikohet FOTO e Lulzim Berishës pas arrestimit në Spanjë

14 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sigurohet foto e Lulzim Berishës pas arrestimit të tij. Ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha, i cili u arrestua në Spanjë, kishte ndryshuar komplet look për të mos u njohur nga autoritetet.

Lulzim Berisha u arrestua për herë të parë në 6 prill 2006. Ndaj tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza, përfshirë krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera pas trazirave të vitit 1997 dhe deri në vitin 1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Durrësit për disa krime të rënda. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

Në Korrik 2014, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm, duke e dënuar Lul Berishën përfundimisht me 25 vjet burg. Kalvari i përballjes gjyqësore nga Lulzim Berisha vijoi edhe në dhjetor të vitit 2016, ku ai u lirua nga burgu me një vendim të Apelit të Gjykatës së Durrësit, kur i kishin mbetur edhe 5 vite dënim.

Më pas ishte Gjykata e Lartë, e cila me 7 dhjetor të vitit 2021, rrëzoi vendimin e Apelit të Durrësit, duke kërkuar rikthimin në burg të ish kreut të Bandës së Durrësit.

Nga ana tjetër, në 8 dhjetor të 2020 SPAK njoftoi zbardhjen e dy ngjarjeve kriminale të ndodhura 15 vite më parë ku fillimisht do të ekzekutohej Klodian Saliu dhe më pas me eksploziv Vajdin Lamaj dhe miku i tij Artan Arsi. Sipas dosjes hetimore, zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje u bë përmes dëshmisë së një prej të akuzuarve, Luftar Reçit i cili tha disa emra që sipas tij ishin të përfshirë, ku ndër to ai përmendi dhe Lulzim Berishën.

Lulzim Berisha ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, në shkurt të 2020, ku u kërkua sekuestrimi pasurive të tij dhe të familjarëve për shkak se dyshohej se janë përfituar nga veprimtari të jashtëligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PISTAT E REJA PËR VRASJEN E LIRIDONËS/ Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove
Previous article E PËSON KEQ/ Pranga mjekut në Akademisë së Sigurisë, lëshonte raporte mjekësore fiktive për kursantët e studentët (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

ALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANSIRASH/ Parashikimi i motit për ditën e enjte Aktualitet

ALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANSIRASH/ Parashikimi i motit për ditën e enjte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT