Të gjithë personazhet e showbizzit po shijojnë në maksimum pushimet gjatë këtij sezoni veror, e teksa kontrollon në rrjetet sociale të gjithë po publikojnë foto e video nga plazhi.
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, pas suksesit që arriti me këngën e fundit ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga pushimet e saj në plazh pa treguar se në cilin vend ndodhet.
Me bikini dhe me format trupore që i bien në sy, këngëtarja ka postuar fotot nga shezlongu, ndaj të cilave nuk kanë pritur gjatë as fansat për ta komentuar.
Këtë herë është përballur me komente kritike, ku fansave nuk u ka pëlqyer veshja, lëkura e djegur nga dielli, e deri tek depilmi.
“Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi të kuqërremtë dhe me sqetulla pa rruar o motër. Ike ti nga fshati po fshati nuk iku kurrë nga ty”, i ka shkruar një fanse.
Ndërsa një tjetër komentuese i shkruan: “ Ça e ke atë shenjë tek vithet ylli.”