• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME SOPATA DHE HANXHARË”/ Vrasja makabre që tronditi sot Vlorën. Viktimat e “luftës civile” për PRONAT
Home
Ekskluzive

“ME SOPATA DHE HANXHARË”/ Vrasja makabre që tronditi sot Vlorën. Viktimat e “luftës civile” për PRONAT

17 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Bilanc lufte për çështjen e pronave në Shqipëri. Në harkun kohor të 25 viteve numërohen 8144 persona të vrarë për çështje pronësie.

Ajo që bie në sy në këtë raport është fakti se shkalla më e madhe vrasjeve me motiv pronësinë është në fshatra me 4979 të vrarë, ndërsa në qytete numëri i vrasjeve me motiv pronësinë është në shifrat e 3165 personave.

Më shumë se një i vrarë në ditë. Të dhëna tronditëse që zbulojnë një realitet mjaft të ashpër. Ky raport konstatues me vlera statistikore nxjerr në pah faktin se problematika e pronave vijon të jetë kryefjala e një serie zinxhir problemesh me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Një krim makabër, i tillë si rastet e lartpermendura, ka tronditur sot Vlorën, ku pas një sherri për motive të dobëta një 40-vjeçar ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar disa herë me të në kokë kushëririn e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ekzekuton me sëpatë kushëririn: Ngjarja ndodhi në Gumenicë të Vlorës. Dilaver Veshaj dhe viktima A.Veshaj kishin një konflikt pronësie, ndërsa kishin debatuar shpesh herë bashkë. Ndërkohë, ditën e sotme pas një debati verbal mes dy kushërinjve, 40-vjeçari shkoi i tërbuar në shtëpi dhe aty mori një sëpatë, dhe më pas goditi disa herë 37-vjeçarin.

Ky i fundit ndërroi jetë disa momente më vonë. Pak pas krimit autori nuk tentoi të largohej, ndërsa priti policinë deri sa mbërriti në vendin e ngjarjes.

Raste të tilla, janë jo të rralla. Shpeshherë, movite ne dukje aq të dobëta, sa një vrasje për një pemë, janë ato të çojnë në krimet më makabër.

Me sëpatë për një “lis”: Pronësia e një lisi që ndante pronat e tyre, është kthyer në mollën e sherrit të vazhdueshëm mes familjeve të fisit Çeletaj, të cilët i kanë tejkaluar të sharat dhe janë përleshur deri në përdorimin e sëpatës e kazmës.

Në sherr janë përfshirë dy kushërinjtë e parë, Qamil Çeletaj dhe Fatmir Çeletaj, e pasi janë konfrontuar fizikisht Qamili ka qëlluar me sëpatë mbi djalin e xhaxhait duke e lënë të vdekur.

I plagosur nga përplasja mësohet të ketë mbetur edhe Vilson Isufi, i cili edhe pse jo pjesë e konfliktit pronësor, ka rastisur në vendngjarje dhe dyshohet se ka ndërhyrë për të ndarë dy kushërinjtë.

Vrau kushëririn për pronat: Viktima është shtetasi Gjok Arra, 31 vjeç, banues në fshatin Gjuraj. Autorë të kësaj vrasje janë dy personat Luvigj Bludaj 31 vjeç dhe Çesk Bludaj 37 vjeç, banues në fshatin Gjuraj, të cilët sipas policisë kanë lidhje familjare dhe janë nip e dajë.

E trishta qendron në faktin se pak çaste para krimit janë parë së bashku duke konsumuar pije alkoolike.

Polici vret kusherirën 18 vjeçe: Polici i Tropojës vret kushërirën pas konfliktit për një vijë uji. Vajza 18-vjeçare është qëlluar me një plumb në kokë, duke u bërë kështu “kurbani” i një çështjeje pronësie të pazgjidhur prej vitesh në fshatin e thellë Lekbibaj. Autori është 55-vjeçari Fran Papleka, baba i 6 fëmijëve, me detyrë polic patrulle në Komisariatin e Tropojës. Ndërsa viktima është kushërira e largët e autorit, Gjyste Papleka.
Në fillim pohohet se Fran Papleka është grindur me burrat e shtëpisë së viktimës dhe njerëzve më të afërt të tij dhe më tej ngjarja ka përfunduar në grindje kolektive. Familjarët janë mbledhur të gjithë jashtë, mes tyre dhe vajza 18-vjeçare e Gëzim Paplekës. Përballë tyre autori ka nxjerrë armën pistoletë të detyrës dhe ka qëlluar drejt turmës “rivale”. Plumbi i vetëm ka goditur në kokë 18-vjeçaren, e cila ka pësuar vdekje të menjëhershme.

Vrau fqinjin 70 vjeçar për një avlli: Një farmacist veteriner u vra nga fqinji i tij në derën e shtëpisë. Ngjarja ndodhi në Fushë-Mamurras dhe viktima është 62 vjeçari Zef Doda.

Policia bën me dije se Mirash Vukaj po e priste fqinjin në rrugën përballë shtëpisë pikërisht në kohën kur ai po mbyllte farmacinë për pushimin e drekës.

I moshuari i drejtoi pistoletën dhe më pas e qëlloi disa herë.

Të gjitha këto, duket se fillojnë që nga kuadri legjislativ, shkelja e Kushtetutës, shkelja e të drejtave të njeriut, zaptimi në mënyrë të dhunshme e mbajtja me forcë e këtyre pronave, konfliktet e rënda sociale brenda dhe jashtë familjeve shqiptare, dobësitë reaguese dhe ligjzbatuese të shtetit, duke krijuar qartazi idenë se prona nuk shkon më tek i zoti, por tek ai që është më i zoti.

Përgatiti AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2018-ta viti i duhur për kalimin e Lewandowskit te Reali i Madridit
Previous article Policia greke gjen dy shqiptaret e zhdukura, në telashe miku i tyre. Zbulohet deklarata

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT