• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË SJELLIN QEN ANTIDROGË NË ANIJE”/ Çfarë deklaronte biznesmeni Gentian Malindi, sot në kërkim për kokainën në Durrës (VIDEO)
Home
Breaking News

“MË SJELLIN QEN ANTIDROGË NË ANIJE”/ Çfarë deklaronte biznesmeni Gentian Malindi, sot në kërkim për kokainën në Durrës (VIDEO)

27 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gentian Malindi, i shpallur tashmë në kërkim nga policia pas operacionit “Kuito”, ku u sekuestruan 137 kg kokainë nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Katër vite më parë, në nëntor të 2015, ishte vetë ai që ngriti një padi ndaj policisë kufitare, duke pretenduar se i ka shkaktuar dëm ekonomik e moral pasi në mënyrë të përsëritur i dërgonte qen antidrogë në anijen e tij.

“Vijnë 20 punonjës policie dhe po më persekutojnë. Nuk jam kundër kontrollit, por jo atij me kosto ekonomike në xhepin tim!”, deklaronte asokohe Malindi në një intervistë për News24.

Në vijim intervista e Gentian Malindit, për gazetaren Klodiana Haxhiaj në Durrës.

Zoti Malindi, cili është problemi juaj?

Gjatë ditës së sotme (djeshme), anija ime “Eniwej” iu nënshtrua dy kontrollove të njëpasnjëshme. Para se të dilnim në det, u bë kontrolli rutinë nga punonjësit e policisë Kufitare. Pasi përfunduan kontrollin, na u dha leja për gjueti. Katër marinarë dolën në det dhe pasi kishin lundruar për një orë në det të hapur, dy skafe të policisë kufitare kanë rrethuar anijen dhe kanë kërkuar të kthehet në port.

Përse anija juaj u kthye në port?
Sapo u kthye anija, pashë 10 punonjës policie me qen antidrogë. Vetëm pamja ishte e tmerrshme. Kthyen gjithçka përmbys, kontrollonin në çdo cep. Nga prania e qenve kuptova se kërkonin drogë në anijen time. Ata e kishin kontrolluar anijen kur u nis për gjueti. Kjo është padrejtësi dhe abuzim nga ana e policisë, pasi po më dëmtojnë biznesin.

Kontrollet e policisë janë tek të gjitha anijet e peshkimit?
Jo, vetëm dy ose tri anijeve u bëjnë kontroll e po persekutohen në këtë mënyrë selektive.

Po më pas çfarë ndodhi?
Pasi na kthyen nga rruga dhe na mbajtën nën terror deri në orën 12:30, policët u mjaftuan vetëm me një ‘na falni për rrëmujën që ju bëmë”. Por, nuk do ta lë me kaq këtë punë. E para, ka kosto ekonomike, pasi anija del në det të hapur, lundron një apo dy orë e kthehet mbrapsht. Gjithashtu, na prish imazhin. Ne jemi taksapagues të rregullt, paguajmë taksa, detyrime, sigurime shoqërore, ndaj për këtë do padis policinë në prokurori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Kryebashkiaku i Londrës telefonatë me Veliajn, i ofron mbështetje për familjet e prekura
Previous article SKANDAL NË KROACI/ Dhunohet barbarisht sulmuesi shqiptar, pas goditjes së rëndë me një shufër metalike rrezikon të humbasë syrin e djathtë

k.autor

Postime të ngjashme

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT