• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MË SHUMË SE ITALIANËT DHE FRANCEZËT/ Shqiptarët besim të “verbër” tek shërbimi publik dhe ekzekutivi
Home
Sociale

MË SHUMË SE ITALIANËT DHE FRANCEZËT/ Shqiptarët besim të “verbër” tek shërbimi publik dhe ekzekutivi

8 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pak më pak se gjysma e shqiptarëve, më saktë 40% e tyre kanë tendencën të kenë besim te qeveria.

Në këtë përfundim arrin Eurobarometri  i pranverës së këtij viti; një raport në formë ankete i publikuar nga Komisioni Europian. Kjo do të thotë se, shqiptarët kanë besimin më të ulët në rajon ndaj qeverisë, pas Maqedonisë së Veriut.

Ajo që bie ne sy është fakti se besimi i shqiptarëve te qeveria ka rënë ndjeshëm, pasi vitin e kaluar, ata që kishin besim ishin 47%, nga 40% që janë sot.

Krahasuar me mesataren europiane, çuditërisht, shqiptarët kanë më shumë besim te qeveria e tyre, madje krahasuar edhe me vende tepër të zhvilluara, si Franca, Italia apo Spanja, që janë edhe tre ndër ekonomitë më të mëdha europiane. Norma e besimit ndaj qeverisë në Bashkimin Europian fiksohet në 34% .

Një tjetër e dhënë që bie në pah është norma e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe ato europiane të shqiptarëve që mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, paçka se norma është mjaft e ulët.

Vetëm 11% e të anketuarve mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, ndërkohë që mesatarja europiane fiksohet në 8%. Madje, paradoksalisht, shqiptarët e vlerësojnë shërbimin publik në Shqipëri më shumë se italianët, francezët apo spanjollët në vendet e tyre.

Pëlqimi i shqiptarëve ndaj shërbimit publik është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Pra, në një kohë që Shqipëria është vendi europian që ka normën më të lartë të dëshirës për të emigruar, paradoksalisht ka edhe ndër normat më të larta në Europë të pëlqimit ndaj qeverisë dhe shërbimit publik, madje edhe më shumë se në vendet ku vetë shqiptarët po emigrojnë gjatë viteve të fundit, si psh Franca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLERËSIMET E LOJTARËVE TEK BARCELONA/ Neymar, Neymar, Neymar ... por çfarë të themi për Dembele?
Previous article U VRA TEK DERA E SHTËPISË NË SELENICË/ Zbulohet telefonata që e nxori jashtë viktimën (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT