Minitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar pak më parë spitalin universitar të Traumës, ku ka takuar nga afër mjekët dhe të gjithë stafin e palodhur në këtë situatë të vështirë.
Ajo i ka falenderuar për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë, jo vetëm në kuadër të Covid-19, por edhe ndërhyrjeve emergjente.
Manastirliu ka theksuar se krahas koronavirusit, mjekët kanë përballuar më shumë se 16 ndërhyrje kirulgjikale deri në 20 në ditë, duke e çuar në total numrin në më shumë se 500.
‘Përpos Covidit që tashmë është në prioritetet e prioriteteve pasi e dimë shumë mirë se çfarë na është dashur për të përballuar në lidhje me situatat në spitale. Për fat masat që mori qeveria arritën ta zvogëlonin kurbën dhe ta zëvendësonin atë që të mos kishim mbingarkesa në spitale, por paralelisht me këto nuk do të thotë që të smurët e tjerë që kishin sëmundje të tjera të mos trajtoheshin. Ndaj ne bëmë një riorganizim shëndetësor që të mos mungonte aspak kujdesi ndaj të sëmurëve të tjerë’, tha ndër të tjera Manastirliu.
Në spitalin universitar të #Traumës, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme për përballimin e të gjithë operacioneve kirurgjikale urgjente gjatë kësaj periudhe të pazakontë të #COVID19 Më shumë se 500 ndërhyrje urgjente janë përballuar me sukses nga mjekët dhe i gjithë stafi i spitalit të Traumës🙏🏼
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 29. April 2020


