• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI “SKËTERRË” NË RRUGË/ Gjobiten 156 shoferë, pezullohen 82 leje drejtimi
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI “SKËTERRË” NË RRUGË/ Gjobiten 156 shoferë, pezullohen 82 leje drejtimi

11 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore ka ndëshkuar 156 drejtues gjatë mbrëmjes së djeshme përgjatë rrugës së Kombit dhe aksin Milot-Rubik për shkelje të ndryshme të qarkullimit.

Sipas policisë, makina inteligjente ka kapur shoferë që udhëtonin me shpejtësi deri në 191 km/h.

Njoftimi i policisë:

Shpejtësi deri në 191 km/h në Rrugën e Kombit, në kushtet e lagështirës në rrugë, ku rreziku është akoma edhe më i madh, për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Gjatë paradites së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, makina inteligjente dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 100 km/h në rrugën Milot – Rrubik, si dhe nga 145 km/h deri në 191 km/h, në Rrugën e Kombit.

82 leje drejtimi të pezulluara dhe 156 masa administrative të vendosura, për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu, gjatë monitorimit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh, të cilët, krahas qarkullimit me shpejtësi përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, konkretisht:

٠39 drejtues mjetesh, krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, janë ndëshkuar edhe për mosvënie të rripit të sigurimit;

٠54 drejtues mjetesh, krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, janë ndëshkuar edhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe

٠35 drejtues janë evidentuar duke i kryer të treja shkeljet njëkohësisht, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvënie të rripit të sigurimit, si dhe përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative për këta drejtues mjetesh, kanë variuar nga 30.000 lekë të rinj deri në 100.000 lekë të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON VIDEON/ Anuloi koncertet sepse gjysma e fytyrës iu paralizua! Justin Bieber në “luftë” me virusin
Previous article I NJOHUR SI "ALEKSI I MEMALIAJT"/ 27-vjeçari që u ekzekutua me shpërthim të telekomanduar pronar i një rezorti buzë Vjosës

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT