• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI NË RRUGËN E ARBRIT/ Automjeti i policisë vë në rrezik qytetarët, e pëson efektivi që parakaloi në tunel
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI NË RRUGËN E ARBRIT/ Automjeti i policisë vë në rrezik qytetarët, e pëson efektivi që parakaloi në tunel

23 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si një automjet policie kryen parakalim në tunel në Rrugën e Arbrit.

Policia, në një njoftim zyrtar mbi rastin, bën me diej se ndaj efektivit është marrë masë administrative duke e gjobitur me 40.000 lekë të rinj dhe duke i zbritur 15  pikë nga Leja e Drejtimit.

Njoftimi: 

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë;  “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me një tjetër video të postuar ditën e djeshme në rrjetin social “JOQ Albania”, ku shfaqet një automjet policie duke kryer parakalim brenda në një nga tunelet e rrugës së Arbrit, pas verifikimit të kamerave është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin e Policisë, Inspektor D.D

Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale nisur nga shkelja e kryer e cila ka impakt negativ te qytetarët dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës, në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ndaj drejtuesit të automjetit inspektor D.D dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë Kryekomisar E.P, ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë; “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”,

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë dhe çdo paligjshmëri tjetër duke ju garantuar reagim të shpejtë e profesional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEN KOSOVA NË ISLANDË/ Tripletë e Muriqit, “Dardanët” ngjiten në Ligën B
Previous article TRUMP SYNON TË BLEJË TERRITORIN AUTONOM DANEZ/ Bashkëshortja e Zëvendës Presidentit Vance do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Grenlandë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT