Alen Karaboja humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik në Itali. 17-vjeçari shqiptar kishte lindur dhe rritur në Valcamonica të Italisë.
Pasi doli nga një ditëlindje, Karaboja është nisur për në shtëpi me motor, ku pasagjer kishte shokun e tij maroken, 16-vjeçar. I mituri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe është përplasur me një mur.
Shqiptari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë spital. Vëllai i viktimës ka reaguar në rrjetet sociale dhe shprehet shumë i mërzitur nga kjo ngjarje tragjike, shkruan Alpenews.al.
Postimi prekës:
Do të të dua gjithmonë vëllai im i vogël, ti je gjysma ime tjetër dhe e ke mbushur gjithmonë zemra ime e gezimit. Do me mungosh shume vogëlushi im..Çdo ditë do të shikoj qiellin dhe do t’ju them përshëndetje siç bënim gjithmonë më shiko dhe më mbro nga lart
Te dua vogelush, ji i lumtur.
Mirupafshim Alen
Miqtë e viktimës kanë mbajtur edhe një marshim në nder të tij në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik.
Varrimi do të bëhet ditën e nesërme më 04 Qershor.