• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ME SHEFEN E FMN/ Denaj: Ruajtëm parametrat makrofiskalë të financave publike, pavarësisht krizës së COVID-19
Home
Ekonomi

ME SHEFEN E FMN/ Denaj: Ruajtëm parametrat makrofiskalë të financave publike, pavarësisht krizës së COVID-19

18 September, 2020 F.autor Ekonomi

Parametrat fiskale të financave publike janë brenda parashikimeve të bëra nga Qeveria Shqiptare për këtë vit, pavarësisht efekteve negative, që pati ekonomia shqiptare  nga pandemia e Covid 19.

Kjo ishte ajo që theksoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi online me shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Yan Sun.

Masat e marra nga Qeveria shqiptare, për të përballuar efektet e krizës ishin efikase dhe ndikuan drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, për personat më në nevojë dhe te operatorët ekonomikë, vlerësoi Ministrja Denaj.

Diskutimet gjatë këtij takimi u fokusuan mbi zhvillimet makroekonomike dhe fiskale, veçanërisht në kuadër të rreziqeve dhe paqartësive të larta prej pandemisë, si dhe mbi pritshmëritë e ekonomisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Një vëmendje të veçantë mori diskutimi mbi financat publike, kryesisht mbi pritshmëritë fiskale, mbi realizimin e parametrave buxhetore të këtij viti dhe pritshmëritë për elementët kryesorë të buxhetit të vitit tjetër dhe periudhës afatmesme.

Gjatë  diskutimeve u theksua si mjaft e rëndësishme nga të dyja palët nevoja për t’ju rikthyer trajektores rënëse të borxhit publik në afatmesëm, në përputhje edhe me rregullat fiskal në ligjin organik të buxhetit, si dhe mbi rreziqeve fiskale për periudhën afatmesme në vijim. Qeveria Shqiptare në muajin Korrik miratoi ndryshimet në ligjin organik të buxhetit, duke bërë detyruese ruajtjen e një balance primare pozitive prej vitit 2023.

Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, falënderoi Ministren Denaj për bashkëpunimin e ngushtë të deritanishëm të institucionit, që ajo drejton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA SHUMË ËSHTË RRITUR/ Jonida Maliqi ndan videon më të ëmbël me të birin (VIDEO)
Previous article LORENC VANGJELI/ Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës

F.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT