Gruaja në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi, beson se ka qenë pikërisht ajo e cila ka shpëtuar nga shembja godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, që sipas saj, ka qenë e planifikuar të ndodhte gjatë orëve të natës.
Por, një “dezhurn politik” i saj e ka rrëzuar këtë plan të Bashkisë, siç ajo beson.
“Planet e ndërhyrjes në orët e para të mëngjesit nuk u realizuan dot. Më vjen keq për ata punonjës të bashkisë që e kaluan natën në zyrat e bashkisë apo cepat e rrugëve apo zyrat e ndërmarrjeve duke pritur momentin për të hyrë.
Por kjo qëndresë është më e pakta për të ndenjur sy hapur. Kjo qëndresë do të vijojë.
Punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri, dhe rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit, ata u larguan.
Nuk do të jemi vetëm ne dhe PD-ja në shesh, do të jenë të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë, do ketë artistë, aktorë”, tha Kryemadhi në të gdhirë të një dite ku natën e kaloi mes qëndrestarëve kundër prishjes.
Para saj qe kryeu demokrat Basha që “qëndroi zgjuar” te oborri i Teatrit në mbrojtje të godinës së vjetër, por në të gdhirë, ndryshe nga Kryemadhi, nuk tha apo pretendoi se prania e tij zbrapsi ruspat e Bashkisë.
Sipas procedurave zyrtare, shembja duhet të ndodhë pas më pak se 6 muaj.


