• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË RRIHTE DHE SHTAZËNË”/ Historia prekëse e nënës së dy fëmijëve: Sa herë më tradhtonte më dhunonte…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË RRIHTE DHE SHTAZËNË”/ Historia prekëse e nënës së dy fëmijëve: Sa herë më tradhtonte më dhunonte…

10 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Historia e dhimbshme e një 34-vjeçareje e cila u përball me dhunën barbare të ushtruar nga bashkëshorti, por edhe tradhtitë e tij, është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në ‘News24’.

Nëna e dy fëmijëve, deklaroi në studion e emisionit se ajo dhe fëmijët e saj ndihen të kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht nga kryefamiljari, pasi ai pas tradhtisë ushtron dhunë ndaj saj.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, 34-vjeçarja tha se ishte njohur me bashkëshortin e saj kur ishte 13 vjeçe.

“Unë jam njohur me bashkëshortin që në moshën 13-vjecare. Ai është 4 vite më i madh se mua. Ne kishim një lidhje e fortë dhe ne u dashuruam dhe unë u detyrova që të ikja me të. U fejuam në moshën 17-vjeçe por ai ishte një person i pa qëndrueshëm dhe mendoj se ai më kishte tradhtuar që në fillim. Familja ime nuk e deshi këtë martesë sepse ai nuk ishte i denjë pasi çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Jam rritur pa praninë e prindërve pasi ata janë divorcuar dhe unë jam rritur me gjyshen nga nëna. 3 vite kam që kam komunikim me mamin, ndërsa babi nuk më pranon fare ai kur shkova ta takoja më tha “Për mua ke vdekur”. Dikur kam pasur një farë kontakti me babin, por që kur ai mori vesh se unë krijova një marrëdhënie me bashkëshortin.

Prandaj unë e kam duruar e duruar bashkëshortin sepse nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin pa praninë e të atit. Nëna ime u martua dhe u zhduk përgjithmonë nga jeta ime, nuk më ka qëndruar kurrë afër. Edhe bashkëshorti prandaj më ka torturuar dhe dhunuar sepse ai e dinte që unë nuk kam asnjë mbështetje nga askush, nuk kisha ku të përplasesha tek askush. Kam pasur vetëm një shoqe tek e cila kam pasur mbështetjen në çdo moment. Që në fillim e kapa duke tradhtuar bashkëshortin me shoqen time të ngushtë tek shtëpia e tezes time. Unë shkova aty rastësisht dhe derën ma hapi bashkëshorti, kur e pashë me shoqen time aty u shtanga.

I thash; ‘të shporresh nga mua’. Mora nënën time në telefon dhe i thash që çfarë pashë, vjehrri im nuk e besoi, por kur ai ia pohoi vet atëherë ai e besoi. Kur i kërkoja ndihmë gjyshes ajo më thoshte se; ‘është turp të ndahesh se do thonë njerëzit që është njëlloj si nëna e saj’. Unë jam dhunuar shtatzënë 8-muajshe, sepse unë përsëri e kapa duke më tradhtuar, tentova të hidhem nga kati i 4, nuk mendova asgjë tjetër. Kur unë zbuloja tradhtitë ai më dhunonte pafund, këtë dhunë e kam përjetuar gati 8-vite. Kam jetuar me të për arsye se nuk kisha asnjë mbështetje, merrja një rrogë shumë të vogël dhe nuk përballoja dot jetesën. Ai nuk kishte asnjë lloj respekti. E dashura dhe bashkëjetuesja e tij më shkruan dhe më ofendon pafund me fjalët më të ulëta. Por unë jam dhunuar në sy të fëmijëve dhe ai ka dhunuar edhe djalin. Madje ne kemi pasur konflikt fizik mes njëri-tjetrit dhe ai pohoi se gjasme unë e kisha dhunuar.”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IA DËGJOJ ME KËNAQËSI KËNGË"/ Manjola Nallbani zbulon notën me të cilën ka vlerësuar Elvana Gjatën në kohën kur e kishte studente
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Karremi presidencial dhe kriza brenda PD

s.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT