• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Më RRAHËN në komisariat”/ Policia REAGON pas denoncimit të 28-vjeçarit nga Pogradeci: Ai ka…
Home
Sociale

“Më RRAHËN në komisariat”/ Policia REAGON pas denoncimit të 28-vjeçarit nga Pogradeci: Ai ka…

5 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas akuzave që një 28-vjeçar nga Pogradeci lëshoi në drejtim të Policisë së Pogradecit se forcat e rendit kishte ushtruar dhunë ndaj tij, vjen reagimi i kësaj të fundit.

Në një njoftim për shtyp policia sqaron se dje rreth orës 06:40, përpara ambientit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi Ilir Bego kishte goditur dhe dëmtuar mjetin e një punonjësi policie.

Burime zyrtare thanë se pasi ishte shoqëruar në polici, i riu kishte treguar se shkak i veprimit të tij ishte një gjobë që i kishte vendosur punonjësi i policisë. Mes të tjerash në njoftim thuhet se 28-vjeçari nuk ka pretendime për veprimet e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në datë 04.06.2018, rreth orës 06:40, përpara ambientit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë. Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici. Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjës i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë. Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime ndaj veprimeve të Policisë, si dhe kërkon ndjesë ndaj punonjësit të policisë për dëmtimin e mjetit, rreth orës 09:45 është lënë i lirë. SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj.Trimi.

DESHMIA E TE RIUT
28-vjeçari Ilir Bego nga Pogradeci pretendon se është rrahur nga policia. Ai tha se e gjithe ngjarje ndodhi pasi kishte goditur makinën e nje punonjësi policie.

“Me dhunuan gjate shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes tek dera e Komisariatit”, tha ai. 28-vjeçari pohoi se kishte goditur me shkelma gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit Bujar Xhyra.

Shkak për reagimin mësohet të ketë qenë një gjobë e marrë para dy vitesh. “Me morën me forcë dhe me tërhoqën zvarrë në Komisariat. Ju kërkova falje për veprimin, por policët me dhunuan. Me goditen tre herë me grusht në gjoks. Efektivet me goditen edhe në krah. Me mbajtën në Komisariat 9 orë, më pas më liruan. Demin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën
Previous article Largimi i Zidane nga stoli i Realit, "The Sun" zbulon arsyen

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT