Ditën e sotme kanë rënë në pranga 3 doganierë dhe 3 shtetas për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.
Gjithashtu është sekuestruar një sasi i madhe pijesh energjike (Redbull) për të cilat tre doganierët dyshohet se kanë lejuar kalimin e tyre, pa ushtruar kontrollin përkatës.• Floben Guxho, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë shtetasit Kristi Meslani dhe Rezart Shega të cilët drejtonin mjetet me targa AA 170 UF dhe AA 226 GH, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me pije energjike dhe pije të tjera, të dyshuara si kontrabandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa shtetasi Mario Berberi, dyshohet të jetë porositësi i këtij malli.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se këto mjete kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku dyshohet se nuk i janë nënshtruar procesit përkatës të kontrollit doganor.
Por ky nuk është rasti i vetëm pasi ndodh rëndom në shqipëri që dognierët e kontrollorët të korruptohen lehtë.
Rikthejm rastin kur në pranga ra doganieri nga Korça Hektor Mario dhe dy shtetas të tjerë të cilët, në bashkëpunim kaluan mallra kontrabandë në doganën e Goricës në zonën e Korçës.
Ndalimi i tyre është bërë nga specialistët për Krimin Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pasi kanë kaluar një sasi fasulesh kontrabandë në kufi.
Shtetasi Petre Mitre, u kap me mjetin tip “Volksëagen” me targa CB3291MK, brenda të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 ton fasule, sasi e dyshuar si kontrabadë, për të cilën dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa i’u nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.
Tre doganierë, një punonjës policie dhe tre shtetas janë arrestuar në sajë të operacionit të koduar “Mjegulla” nga policia e Korçës për kontrabandë mallrash, konkretish veshjesh të ndryshme.
Të arrestuar ishin Flobenc Gaxho, 45 vjeç, përgjegjës turni në doganën e Kapshticës, Fredi Blushi, 56 vjeç dhe Gentian Keco, 33 vjeç të dy doganierë, dhe punonjësi i policisë, Sali Dervishi, 42 vjeç, si dhe dy shteas, Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç dhe Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç.
Në hyrje të Bilishtit, shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, me mjetet tip ‘Mitsubishi’ me targë AA 478 HV; ‘Volksëgen’ me targë AA 857 FI dhe një mjet kamion me targë AA 233 PT.
Ngarkesa me veshje u transportua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës. Pesë shtetasit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.
Nuk mund të lëmë pa përmendur skandalin përt zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë “Virxhin” me vlerë 2 mln euro, naftë e cila mësohet të jetë kontrabanduar nga kompania “Tea Construction & Petrol” në pronësi të Adrian Xhillari. Skandal në të cilin u përfshi edhe Lula Njebza, ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave, Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë aktualisht Drejtor i Degës Doganore Vlorë, Alfred Bushi, ish- shefi i akcizës, Adrian Alikaj, doganier akcize, Syrja Misiraj, doganier akcize, Ortenca Zorba, doganiere akcize, Elona Jareci, doganiere akcize dhe Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”.
AlpeNews.al