• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME RAMËN NUK FLAS”/ Ramush Haradinaj: Në Shqipëri informohem nga Ilir Meta
Home
Politikë

“ME RAMËN NUK FLAS”/ Ramush Haradinaj: Në Shqipëri informohem nga Ilir Meta

7 April, 2020 F.autor Politikë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për situatën e koronavirus itnë Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasdites”, Haradinaj është ndalur edhe tek marrëdhënia që ka me kryeministrin Edi Rama. I pyetur nëse ka komunikuar me të dhe si i ka parë zhvillimet në Shqipëri, Haradinaj u shpreh se prej kohësh nuk flet me të.

“Me thënë të drejtën kam një ndërprerje në komunikim, ka një kohë të gjatë, prej rrethanave të tjera. Nuk kam arritur me e rikthy. 

Jam interesuar për gjendjen përmes plot kanaleve, në raste të caktuara komunikoj me presidentin Meta por dhe me shumë të tjerë. Tani duhet të shpreh respekt për të gjitha ato masa. Bëhet fjalë për ruajtjen e jetës së njerzve. 

Me siguri ka vend për kritika dhe për t’u bërë më mirë por duhet shprehur respekt sepse kërkohet edhe disiplinë. Ne kemi një rregull të papajtueshmëri poltike të gjithë ndër vete, edhe unë i kam në raste të caktuara me zyrtarë të caktuar. 

Por është kohë që duhet të jemi bashkë, vërtetë duhet ta kalojmë këtë situatë bashkë”, u shpreh kreu i AAK-së.

Haradinaj vijoi më tej duke komentuar edhe kapacitetet e dy vendeve në përballimin e kësaj situate duke u shprehur se pas fatkeqësisë së tërmetit duhet të kishim mësuar të vepronim më shpejt dhe më pranë njëri- tjetrit.

“Ne si shqiptarë kemi pasur tërmetin në Shqipëri dhe tani prapë kemi pandeminë. Kjo duhet të na kishte ndihmuar ne me i rrit kapacitetet tona vepruese në raste fatkeqësie në vështirësi të caktuara. 

Ne duhet me qenë një përkujtues i fundit për ne si shqiptar, po flas ne si popuj si vende me bë kujdes me i rrit këto kapacitete. E ka shprehje populli po më zure pa përgatitur fale, herën e dytë jo. 

Kosova dhe Shqipëria duhet t’i kenë kapacitetet e veta me u përball me fatkeqësi natyrore si rasti i tërmetit, vërshime, zjarr, epidemi ose pandemi siç ndodhi ky rasti i fundit. Mund të ketë edhe fatkeqësi të natyrave të tjera ne duhet me u përgatit dhe me qenë të aftë. Ja kemi borxh jetës sonë,fëmijëve tanë”, përfundoi Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NËN KONTROLL/ Epidemiologu Alban Ylli: Sukses i strategjisë që bëmë për testimet
Previous article COVID-19/ Austria hedh hapin e parë për daljen nga pandemia: E ndjekin Franca, Danimarka dhe Çekia

F.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT