• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME RADIO POLICIE E PISTOLETË NË BREZ/ Ja si u vra me 30 plumba kallashi, Ridvan Ramazani. Kamerat…
Home
Breaking News

ME RADIO POLICIE E PISTOLETË NË BREZ/ Ja si u vra me 30 plumba kallashi, Ridvan Ramazani. Kamerat…

30 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një muaj nga vrasja e Ridvan Ramazanit (Hyseni) në Shkodër, zbardhen detaje të reja lidhur me hetimet që ka kryer policia e qytetit, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij krimi të ndodhur më 28 nëntor.

“Shqiptarja.com” mëson se në drejtim të Ridvan Ramazanit janë lëshuar plot 30 plumba automatiku, ndërkohë brenda në makinën tip “BMW X5” të Ramazanit është gjetur një gëzhojë pistolete dhe një radio policie. Prania e kësaj radio brenda në makinën e “të fortit” të Shkodrës, ka ngritur dyshime të forta se Ramazani, ishte përgatitur për një përplasje me armë me grupin e djemve që ishin konfliktuar me djalin e tij.

Në makinën e Ramazanit, policia gjeti dhe sekuestroi një gëzhojë pistolete, gjë e cila tregon se Ramazani, ka qëlluar vetëm një herë me armë. Për këtë ngjarje të ndodhur në 28 nëntor 2020 momentalisht ndodhet në burg vetëm Mikljor Gjoka, ndërsa dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Vrasja e Ridvan Ramazanit në zonën e Dajçit në Shkodër është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë të një karburanti dhe është parë nga dy punonjësit e këtij biznesi, Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi.

Autori i krimit Duel Mehmedaj, pasi ka zbrazur të gjithë karikatorin drejt Ridvan Ramazanit, i ka bërë me shenjë vëllait të tij, Hydajetit, që të largohet me makinë, ndërsa vetë Dueli me armë në dorë është larguar nga vendgjarja në këmbë.

Siç ka rezultuar dhe nga pamjet filmike, Dueli ka qëlluar nga dy kënde pozicionimi, fillimisht ballor dhe më pas, kur Ramazani ka qëlluar vetëm një herë me armë, Dueli, është shmangur duke u pozicionuar pas makinës së Ramazanit dhe ka vijuar ta qëllojë atë me breshëri nga pas koke.

Pas vrasjes, Duel Mehmedaj, ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, dhe me armë në dorë ka kërcënuar me jetë dy punonjësit e këtij biznesi, në rast se ata do tregonin në polici, se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin autorët.

Edhe pse dy autorët nuk kanë folur asnjë fjalë në polici, ç’ka solli arrestimin e tyre për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, sërish Duel Mehmedaj, është zbuluar nga kamerat e sigurisë së karburantit.

“Shqiptarja.com”, ka mundur të zbardhë proces-verbalin e këqyrjes së kamerave të sigurisë, të cilat japin një dinamikë të qartë mbi atë çfarë ndodhi në 28 nëntor 2020. Sipas dokumentacionit rezulton se:

“…dy vëllezërit Mehmedaj dhe personi i arrestuar Mikljor Gjoka, kanë qenë me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me ngjyrë të zezë me targë “AB 259 BA. Nga dera e pasme e pasagjerit, në krahun e djathtë del një person me armë zjarri automatik në dorë dhe qëllon menjëherë me armë zjarri. Drejtimi i qitjes është automjeti tip BMW me targë AA 666 JH, me drejtues shtetasin Ridvan Hyseni. Po ashtu, nga pamjet filmike, rezulton se pasi personi që ka qëlluar me automatik në drejtim të shoferit të BMW, po ashtu dhe viktima ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij.

Por autori është shmangur dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri me automatik pas kokës së viktimës, që përkon me pozicionin e pasagjerit pas tij. Më pas Duel Mehmedaj, pasi ka realizuar vrasjen e Ridvan Ramazanit, ju ka bërë me shenjë bashkëpuntorëve të tij që ndodheshin në makinë të largoheshin. Ndërsa vetë është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet filmike rezulton se autori i krimit, pas vrasjes ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë…”-thuhet në dokumentacion. Burime policore, tregojnë se Duel Mehmedaj, ka kërcënuar dy dëshmitarët dhe më pas është larguar, ku sot e kësaj dite, kapja e tij nuk është bërë e mundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Rama jep lajmin: Sapo firmosa dekretin 250 mijë euro për Kroacinë vllazërore
Previous article "FUNDI I COVID-19 MUND TË JETË NË..."/ Matt Hancock jep lajmin e madh pas aprovimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT