• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË PROVOKONTE…”/ Flet nga burgu 17-vjeçari nga Lezha që vrau vëllain e vrasësit të babait
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË PROVOKONTE…”/ Flet nga burgu 17-vjeçari nga Lezha që vrau vëllain e vrasësit të babait

2 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Florian Përvathi është një ndër emrat më të diskutuar në muajt e fundit në Shqipëri. 17-vjeçari vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit.

Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Shqipëria Live ka arritur të depërtojë në institucionin e të miturve në Kavajë aty ku po qëndron 17-vjeçari.

“Një ditë e imja këtu është e qetë. Merrem me aktivitete të ndryshme. Pikturoj shumë, më pëlqen piktura. Kur mërzitem futem në dhomë e pikturoj. Pikturat e mia dua t’i ekspozoj, por dhe t’i dhuroj për bamirësi.

“ Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar.

“Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më.

“Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot

“Kam gabuar dhe jam penduar, i shpreh ngushëllime familjes së Lekës.Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën. Shpresoj që kur të dal të bëj shkollën dhe të hap ekspozita”, – tha Florian Përvathi ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI/ Nga goditja e krimit të organizuar te korrupsioni, SPAK: 27 të pandehur për muajin maj
Previous article NUK FSHIHEN MË/ Çifti i njohur poston foton e parë bashkë në rrjetet sociale

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT