• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME PROGRAMIN TONË TË RI…”/ Veliaj: Lista e PS dominohet nga të rinjtë, janë gjeneratori i programit tonë
Home
Politikë

“ME PROGRAMIN TONË TË RI…”/ Veliaj: Lista e PS dominohet nga të rinjtë, janë gjeneratori i programit tonë

10 March, 2021 s.autor Politikë

Gjatë një takimi me përfaqësues të Forumit Rinor EuroSocialist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për këtë qark, u shpreh se të rinjtë në Shqipëri janë sot “partia” më e madhe, ndaj politikat e mazhorancës i adresohen atyre.

“Po të ishte parti më vete, grupmosha 18-30 vjeç do ishte “partia” më e madhe në vend, se jemi ende një popull i ri. Ndaj, temat që përqafon sot e majta dhe që i ka në doktrinën e vet janë thellësisht të ndjeshme për rininë. Shumë nga punët që ne bëjmë në Bashkinë e Tiranës, duke filluar nga shkollat e reja, Karta e Studentit, konviktet e reja, kanë një përputhshmëri me çështjet ku rinia ka interes,” tha Veliaj.

Ajo që veçoi Veliaj, ishte fakti se taksa progresive mund të quhet pa mëdyshje sot taksa që ndihmon të rinjtë, pasi i jep mbështetjen kryesore në hapat e parë të jetës për ta.

“Shumica e të rinjve nuk e nisin punën me rrogë 2 milion e gjysmë lek. Të rinjtë e fillojnë me një pagë minimale. Tani që paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë, me programin tonë të ri dhe në mandatin tonë të ardhshëm, taksa për këtë fashë do të jetë sërish zero,” tha Veliaj, duke theksuar se ajo që PD propozon është minus 9% e pagës që në ditën e parë të punës për të rinjtë, përmes taksës së sheshtë.

Veliaj tha se arsyeja më e madhe pse duhet votuar Partia Socialiste është vetë lista, e cila përfshin si asnjëherë më parë dhe si asnjë forcë tjetër politike të rinjtë, ndryshe nga PD që vazhdon me fosilet 30-vjeçare, por dhe siglat e partive anonime.

“Nëse shumica e listës sonë janë të rinj, shumica e listës që kemi përballë janë fosile. Ne nuk kemi PD-në përballë, kemi kryetarin e PR-së, kryetarin e PDK-së, kryetarin e PDIU-së, kryetarin e PBDNJ-së, pra kryetarë të partive pa anëtarë,” nënvizoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË? Orinda Huta nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur, publikon VIDEON e ëmbël
Previous article STUDIMI/ Shmangni maskat sintetike, në përdorim vetëm pambuk

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT