• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME PRESIDENTIN, U VARROS SISTEMI DEMOKRATIK”/ Berisha: Pas rënies së komunizmit të gjitha pushtetet janë në duart e…
Home
Politikë

“ME PRESIDENTIN, U VARROS SISTEMI DEMOKRATIK”/ Berisha: Pas rënies së komunizmit të gjitha pushtetet janë në duart e…

10 June, 2022 s.autor Politikë

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë.

Gjithashtu ai u shpreh se për herë të parë të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu të vetë.

“Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të PD. Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë. PD deklaron se pas zgjedhjes me datën 6 qershor me votën e PS për presidentin, Rama vendosi në pushtetin e tij edhe institucionin e fundit. U varros sistemi demokratik i bazuar në ndarjen dhe balancën e pushteteve. Sot për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushteteve janë në duart e një force politike dhe të një njeriu të vetëm. Sot prej rënies së regjimit komunist, në pushtetin ekzekutiv është përfaqësues vetëm i një force politike, asaj të PS. Sot njësoj si në të shkuarën moniste të gjitha institucionet e konsideruara të pavarura, janë të kapura. Sot në këtë shtet monist si kurrë më parë të gjithë kryetarë e institucioneve më të larta të drejtësisë , çdo gjykatës i gjykatës Kushtetuese janë të përzgjedhur dhe emëruar nga mazhoranca e PS. Sot drejtuesit e komisioneve parlamentare, janë deputetë të PS-së, apo dhe Basha-opozitar. Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve vendore, i gjithë pushteti vendor është i PS. Sot në Shqipërinë moniste, organizatat joqeveritare kontrollohen nga qeveria dhe rrjetet e sponsorizura dhe të lidhura me Soros. Të gjitha mediat e mëdha dhe të voglat, kontrollohen nga ato që mund të cilësohet si qeverisje censuruese. Mjafton t’ju rikujtojë një fakt. Janë bërë me dhjetëra-dhjetëra orë transmetimi, debate, lajmesh të lidhura me zgjedhjen e presidenti të republikës, që u firmos vendosja e monizmit, por s’u bë asnjë minutë debat për këtë mynxyrë që pllakosi vendin. Sektorët më madhor të vendit zotërohen nga oligarkë. Data 4 qershor e 2022-shit, zgjedhja e njëanshme e presidentit, vetëm nga deputetët e PS, shënon zhdukjen përfundimtare të çdo kontrolli në Shqipëri. Me zgjedhjen e një presidenti nga pseudo-maxhoranca, PD konsideron se u zhduk përfundimisht sistemi demokratit”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK BASHKËPUNOJMË ME NON-GRATAT"/ Berisha i përgjigjet Raportuesit të CDU: Kam përkrahjen e shqiptarëve
Previous article "DO KETË TURMA TË MËDHA"/ Ambasada “sms” qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat rreth stadiumit

s.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT